• Durres, ofrohet vend pune Agjent Shitje

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një kompainie, e cila operon në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të verës, Dimension HR është duke rekrutuar kandidatë të kualifikuar për pozicionin ” Agjent Shitjesh Ex-Van “. Kompania karakterizohet nga respektimi i traditës së prodhimit të verës, të kombinuar me teknologji moderne dhe standarde të larta cilësie. Kompania është e fokusuar në krijimin e produkteve cilësore, duke ndërtuar një prani të qëndrueshme në tregun vendas dhe duke synuar zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit të shpërndarjes.

Vendodhja: Durres
Orari: Full-time

Përshkrimi i Pozicionit

Agjenti i Shitjeve Ex-Van është përgjegjës për menaxhimin, zhvillimin dhe zgjerimin e rrjetit të klientëve në zonën e caktuar, përmes shitjes direkte në terren. Pozicioni kërkon një profesionist aktiv, të orientuar drejt rezultateve dhe ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata me klientët.

Detyrat Kryesore
  • Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj në territorin e caktuar
  • Mirëmbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues
  • Vizita dhe takime të rregullta me klientë potencialë për prezantimin e produkteve
  • Negocimi i kushteve të shitjes dhe finalizimi i marrëveshjeve
  • Realizimi i objektivave mujore të shitjes
  • Raportim ditor mbi aktivitetin dhe rezultatet te drejtuesi përkatës
Kualifikimet e Kërkuara
  • Diplomë universitare (Bachelor)
  • Eksperiencë pune 1–3 vite në fushën e shitjeve, preferohet në Ex-Van
  • Patentë drejtimi automjeti (e detyrueshme)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh profesionale
  • Aftësi organizative dhe planifikimi për menaxhimin e itinerarit të përditshëm
  • Aftësi analitike për të analizuar tregun dhe tendencat e shitjes
Përfitimet
  • Paga fikse + sistem bonusesh të bazuara në performancë
  • Bonuse mujore dhe stimuj për arritjen e objektivave
  • Mundësi promovimi dhe zhvillimi profesional
  • Oportunitete karriere brenda kompanisë dhe Groupit te kompanive te saj, bazuar në rezultate dhe performancë
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Agjent Doganor »
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top