• Durres, kerkohet Teller per furnizimin e ATM-ve - Dega Durres

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Teller per furnizimin e ATM-ve - Dega Durres

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Të punojë në përputhje me Manualin e Përdorimit të ATM-ve dhe të udhëzimeve për operimin e ATM-ve;
  • Të monitorojë gjëndjen e parave për ATM-të dhe të rregullojë ndryshimet e tyre kur është e nevojshme;
  • Të bëhet rimbushja e ATM-ve;
  • Të raportojë sa herë që kërkohet ndërhyrje për probleme të ndryshme që mund të ndodhin në ATM;
  • Të eliminohen defektet e vogla në ATM, si bllokimi i kartëmonedhave dhe letrave; të ndihmojë në zbulimin e defekteve në ATM;
  • Vendosja e materialeve të konsumuara në ATM, si letra, journal, etj.;
  • Të dërgojë më procesverbal për kartëmonedha false të zbuluara në ATM;
  • Të ofrojë mbështetjen e nevojshme për eprorët për rikoncilimin e parave kesh;
  • Të respektohen rregullat e sigurisë gjatë transportit të parave kesh, rimbushja e ATM-ve.
PROFILI I PUNËS
  • Të ketë diplomë universiteti në fushat si ekonomiks, financë, administrim biznesi, etj.
  • Të zotërojë mirë gjuhën angleze,
  • Të ketë aftësi të mira dhe logjikë operimi,
  • Të jesh i sinqertë, i besueshëm dhe i shpejtë
  • Të jetë në gjendje të punojë jashtë orarit siç mund të kërkohet nga puna.
Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 03.02.2026 ne linkun : https://careers.bkt.com.al/job/DURRES-Teller-per-furnizimin-e-ATM-ve-Dega-Durres/1350755157/

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.

Ju njoftojme se pozicioni eshte per zevendesim leje lindje.
 
Back
Top