• Hotel Manager

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hoteleri
  2. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Elite Hospitality po kërkon të punësojë një Menaxher Hoteli (On-Site) për Henry Resort & Spa, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm operacional, mbikëqyrjen e stafit dhe garantimin e standardeve të larta të shërbimit dhe kënaqësisë së klientëve.

Qëllimi i Pozicionit:

Menaxheri i Hotelit siguron funksionimin e rregullt të resortit në terren, koordinon të gjitha departamentet, mban disiplinën e stafit dhe vepron si pika kryesore e kontaktit për mysafirët, në përputhje me politikat dhe standardet e Elite Hospitality.

Përgjegjësi Kryesore:

Menaxhimi ditor i operacioneve të hotelit (Front Office, Housekeeping, F&B, Maintenance, etj.)
Mbikëqyrja dhe disiplinimi i stafit
Zgjidhja e problematikave operative dhe ankesave të klientëve
Garantimi i cilësisë së shërbimit dhe eksperiencës së mysafirëve
Përgatitja e raporteve ditore dhe koordinimi me departamentet qendrore (HR, Financë, Prokurim)
Mbështetja e kontrolleve, auditimeve dhe inspektimeve

Kualifikime të Kërkuara:

Diplomë ose Bachelor në Hoteleri, Turizëm ose fusha të ngjashme
Minimum 3 vite eksperiencë në operacione hoteliere ose role mbikëqyrëse
Njohuri të mira të funksionimit të departamenteve hoteliere
Eksperienca në resorte apo hotele sezonale përbën avantazh

Aftësi të Nevojshme:

Aftësi të forta drejtuese dhe organizative
Komunikim i shkëlqyer dhe orientim drejt klientit
Aftësi për të punuar nën presion dhe gjatë sezonit të ngarkuar
Aftësi bazë kompjuterike dhe raportimi

Vendndodhja: Henry Resort & Spa Golem Durres, managed by Elite Hospitality

Të interesuarit janë të ftuar të aplikojnë përmes linkut më poshtë :

https://hospitality.hr.etg.al/recruit/8-hotel-manager
 


WhatsApp
Back
Top