• Durrës, kërkohet Agjent Doganor

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Eksperienca
vetem me eksperience
AV GAS është në kërkim të një Agjenti Doganor me përvojë në menaxhimin e procedurave doganore dhe njohuri të mira të legjislacionit përkatës.

Përgjegjësitë kryesore:​

  • Administrimi i procedurave doganore për import, eksport dhe tranzit.
  • Hartimi, verifikimi dhe përpunimi i dokumentacionit të nevojshëm doganor.
  • Përdorimi i sistemeve dhe aplikacioneve të dedikuara për operacionet doganore.
  • Koordinimi i punës me autoritetet doganore, klientët dhe sektorët e tjerë të kompanisë.
  • Garantimi i saktësisë së procedurave dhe respektimi i kërkesave ligjore në fuqi.

Kualifikimet e kërkuara:​

  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e procedurave doganore.
  • Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Njohuri të sistemit dhe aplikacioneve doganore.
  • Aftësi të mira organizative.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit maincustoms.agency@avgas.al ose të kontaktojnë në numrin e telefonit +355 69 322 2121 për më shumë informacion.

av-logo.webp
 


Apply WhatsApp
Back
Top