• Duplex Luksoz + Garazh për Qira, Liqeni i Thatë 1,600 € /Muaj

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni thate | Kopshti Botanik
Tipi
apartament duplex
Siperfaqja m²
281 m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati 2
Cmimi Euro
1600
Duplex Luksoz për Qira Liqeni i Thatë, Tiranë
Duplexi është i vendosur në një nga zonat më të qeta të Tiranës, në një rezidencë private të mbikqyrur nga kamera dhe kompani sigurie 24 orë.
Kati i parë organizohet në një sallon dhe një aneks të bollshëm për gatim dhe ngrënie. Të dy ambientet hapen drejt verandës, e cila ofron një pamje të gjelbër,
mundësi për tu relaksuar apo për të konsumuar një vakt në natyrë. Gjithashtu në katin e parë ndodhet dhe një tualet me paradhomë.
Kati i dytë organizohet në 2 dhoma gjumi secila me ballkon, 1 dhomë garderobë (e cila mund të kthehet në dhomë gjumi si në projektin fillestar),
dhe 1 tualet me ajrim natyral, i aksesueshëm nga dhoma e fëmijëve.
Dhoma matrimoaniale është e gjerë, me një ballkon të madh me pamje nga kopshti dhe 1 tualet privat.
Me duplexin ofrohet edhe një garazh nëntoksor me sip. 31m², i përshtatshëm për parkimin e dy mjeteve.
I saporinovuar në vitin 2023, me mobilim modern dhe elektroshtëpiaket e firmave më cilësore, sistem qëndror ngrohje dhe ftohje (sistem chiller) dhe një sistem për filtrimin e ujit.
Vlen të përmendet edhe që oxhaku është funksional, jo vetëm për qëllim dekorativ.
• Sipërfaqe e brendshme: 178 m²
• Sipërfaqe e kopshtit(verandës): 102.8 m²
• Disponon Hipotekë

CAPITAL89730

Cel. : 0699565555
 


WhatsApp
Back
Top