• DUBROVNIK – 2 Ditë (1 Natë) ➡ Nisje 🔸 17 Shkurt 🔸 24 Shkurt 🔹 8 Mars 🔸 9 Mars 🔹 16 Mars 🔹 23 Mars 🔹 30 Mars

VIZITOJMË
Dubrovnik
Cavtat


KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME

MUAJI SHKURT
Nisje 17 Shkurt — 2 Ditë (1 Natë) — Çmimi 69€
Nisje 24 Shkurt — 2 Ditë (1 Natë) — Çmimi 69€

MUAJI MARS
Nisje 8 Mars — 2 Ditë (1 Natë) — Çmimi 69€
Nisje 9 Mars — 2 Ditë (1 Natë) — Çmimi 69€
Nisje 16 Mars — 2 Ditë (1 Natë) — Çmimi 79€
Nisje 23 Mars — 2 Ditë (1 Natë) — Çmimi 79€
Nisje 30 Mars — 2 Ditë (1 Natë) — Çmimi 79€

Akomodimi në Hotel Adria 4 Yje, në Dubrovnik

PROGRAMI I DETAJUAR​

DITA 1: CAVTAT

156850212-300x200.jpg

-Nisja nga Tirana në orën 5:00
-Nisja nga Durrësi në orën 4:00
Ndalesa e parë do të bëhet në Muriqan ku do të kryhen procedurat e kalimit të kufirit. Pas procedurave doganore përshkrojmë rivierën e Malit të Zi me një ndalesë panoramike në Shën Stefan ku do kemi mundësi për një pushim të shkurtër për fotografi. Përshkrojmë qytetet si Budva dhe Tivat, ku me traget do të bëjmë kalimin e Gjirit të Kotorit për të mbërritur në kufirin kroat. Pas kalimit të doganës kroate, mbërrijmë në Cavtat. Vizite e qytezes se Cavtatit dhe me pas nisje per ne Dubrovnik. Akomodimi ne hotel Adria 4 Yje, në Dubrovnik. Pasdite e lire per te shfrytezuar pishinën e brendshme te hotelit. Darka ne restorantin e hotelit.





DITA 2: DUBROVNIK
dubrovnik-old-town-croatia-shutterstock_649568674-1024x683-1-300x200.jpg

Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisja për në Dubrovnik.
I cilësuar si një nga perlat e Adriatikut, Raguza (emri i vjetër i Dubrovnikut) ka qenë gjithmonë urë komunikimi për Europën. Qyteti është pjesë e Trashëgimive Kulturore të UNESCO-s.
Vizita përfshin:
Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujëmbledhësin Onofrio, Farmacia e Vjetër, Shëtitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit të Dubrovnikut do të jetë një eksperiencë e bukur për vizitën tuaj), Pallati i Dukës, Kulla e Sahatit, Statujën e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullën e Mincetës, Portin e Qytetit. Më pas do te vizitojme Urën Tudjman e cila është ndërtuar për nder të Presidentit të parë Kroat, Franjo Tudjman, gjatë viteve 1999 – 2001.
Qëndrimi në Dubronik 3-4 orë dhe më pas nisja për në Shqipëri. Mbërritja në mbrëmje.





NË ÇMIM PËRFSHIHET​

1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2) Akomodimi në Hotel Adria 4 Yje për 1 natë, në Dubrovnik
3) Mëngjesi dhe Darka
4) Pishina brëndshme e hotelit
5) Taksa e hyrjes në Dubrovnikun e vjetër
6) Guida (shoqëruesi) gjatë udhëtimit
.

NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET​

a. Taksa turistike 2 € personi
b. Drekat
c. Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror

SHENIME:​

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 05:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 04:00 nga Stacioni i Trenit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët deri në moshën 11.99 vjeç për akomodim me 2 të rritur në dhomë paguajnë €59
——————————————————
DOGANA

➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
——————————————————
INFORMACIONE

► Akomodimi ne dhomë teke (single) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do të jetë standart, atëherë do të jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
►Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojnë këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
 


Contact WhatsApp
Back
Top