• Drejtues Magazine dhe Logjistikë | Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Drejtues Magazine dhe Logjistike

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Rolit: Drejtuesi i Magazinës dhe Logjistikës bën të mundur lëvizjen e njerëzve, pajisjeve, makinerive dhe materialeve ndërmjet kantiereve, magazinave etj. Ai ka në përgjegjësinë e tij të gjithë mjetet, makineritë, shoferët, manovratorët dhe ka për detyrë të rregullojë lëvizjet ditore të mallrave, makinerive, mjeteve si edhe mirëmbajtjen e tyre. Për përmbushjen e detyrave ai duhet të mbajë komunikim të vazhdueshëm dhe të koordinojë me drejtuesit e kantiereve dhe projekt menaxherët, departamentin e financës dhe prokurimeve etj.

  • Kontrolli dhe monitorimi i inventarit fizik dhe mirëmbajtja e tij (Magazina Qendrore dhe magazinat e kantiereve të tjera të kompanisë).
  • Monitorimi i lëvizjeve të materialeve nga Magazina Qendore në kantiere, anasjelltas dhe ndërmjet kantiereve.
  • Përgjegjës për kontrollin dhe përmirësimin e mbarëvajtjes së punës të magazinierit kryesor, si dhe magazinierëve të kantiereve të tjera, si dhe përcaktimi i detyrave dhe afateve për punët e caktuara.
  • Përgjegjës për raportimin e gjendjes fizike të inventarit çdo fund muaji.
  • Koordinimi i lëvizjes së mjeteve, pajsjeve dhe veglave të punës, ndjekja e lëvizjeve nëpërmjet sistemit GPS.
  • Kontrolli i mbajtjes së të dhënave dhe plotësimi i kartelave të mirëmbajtjes së mjeteve, pajisjeve dhe veglave të punës, duke evidentuar kantierin në të cilën ndodhen, përfshirë historikun e mirëmbajtjes së riparimeve për secilen prej tyre.
  • Organizimi dhe shpërndarja e shoferëve / manovratorëve sipas nevojave ditore.
  • Rakordimi dhe raportimi mbi normativat e konsumit të mjeteve të kompanisë, duke u bazuar në tabelat e hartuara në funksion të menaxhimit dhe kontrollit të mjeteve.
  • Menaxhimi i shërbimeve të transportit, ngarkim – shkarkim dhe shërbime speciale me makineri me palë të treta sipas nevojave të kantiereve.
  • Asistimi në ngritjen e kantiereve të reja dhe lidhja me infrastrukturen.
Kualifikime dhe Aftësi:
  • Të ketë përfunduar studimet në fushën e ndërtimit, financës, menaxhimit apo fusha të tjera të ngjashme;
  • Eksperiencë pune të ngjashme në fushën e ndërtimit mbi 3 vjet;
  • Aftësi të forta analitike dhe menaxhuese;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
Përfitimet:
  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
 


Apply
Back
Top