• Drejtues i Departamentit Mekanik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Drejtues të Departamentit Mekanik për klientin e saj, një kompani prestigjoze shqiptare, e cila operon në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Organizon dhe bashkërendon punën në department, me njësitë e shërbimeve, si dhe me departamentet e tjera të shoqërisë, për arritjen me efikasitet të lartë të qëllimit të rolit te vet;
  • Zhvillon dhe propozon proçedura për mirëadministrimin e flotës së mjeteve, monitorimin, mirëmbajtjen, si dhe rritjen e efektshmërise dhe rentabilitetit;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e mjeteve në kushte optimale pune;
  • Zhvillon dhe propozon raporte për drejtuesit e lartë lidhur me flotën e mjeteve dhe aktivitetet nën përgjegjësinë e tij;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe riparim në kohë të makinave, si dhe menaxhimin e kostove;
  • Përgatit vlerësime të detajuara të sasive dhe kostot e materialeve dhe punës së nevojshme, sipas specifikimeve të dhëna;
  • Monitoron aspektet teknike për shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave dhe mekanizmave mekanike, objekteve dhe komponentëve, për të siguruar performancë të kënaqshme dhe pajtueshmërinë me specifikimet dhe rregulloret;
  • Zhvillon dhe monitoron zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të proçedurave të punës;
  • Siguron që pajisjet e punës të jenë në përputhje me specifikimet e projektit dhe me standardet e sigurisë;
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Mban dokumentacionin e nevojshëm mbi secilin mjet, problemet teknike dhe organizative për punën e bërë.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Diplomë në Inxhinieri Mekanike;
  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme në Industrinë e Ndërtimit (MUST);
  • Njohës i proçeseve operacionale, planifikimit dhe menaxhimit strategjik të logjistikës, magazinës, transportit dhe inventarizimit;
  • Aftësi analitike, planifikimi dhe menaxhimi;
  • Aftësi komunikimi, shitëse dhe negociuse;
  • Zotërim i gjuhës angleze.
Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top