Drejtor Rajoni. Rajoni Tiranë
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet më të suksesshme të investimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit Balfin përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, biznesin retail, banking-un, industrinë minerare, turizmin, energjitikën, logjistikën, etj,
TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë dinamik të cilëve iu pëlqen marrëdhënia me klientët për t’iu bashkuar Rrjetit të Degëve, Rajoni i Tiranës në pozicionin:
Përkufizimi i pozicionit:
Drejtori Rajonal zbaton dhe monitoron strategjinë e bankës për rajonin nën përgjegjësinë e tij, angazhohet në mënyrë proaktive në arritjen e objektivave të buxhetit dhe të gjithë objektivat e tjera duke zhvilluar dhe forcuar marrëdhënien me klientë aktualë dhe potencialë. Ai është përgjegjës për menaxhimin efektiv të punonjësve të Rajonit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Zhvillimi i Biznesit
- Bashkëpunon me Drejtorin e Rrjetit të Degëve për të zhvilluar planin e biznesit të rajonit si dhe të përcakton objektivat dhe buxhetin;
- Është përgjegjës për arritjen e objektivave të përcaktuara të rajonit;
- Monitoron progresin drejt rritjes së objektivave të rajonit, identifikon devijimet dhe merr masa për zgjidhje brenda fushës së vetë të përgjegjësisë;
- Bashkëpunon me Drejtorët e Degëve duke vizituar klientë ekzistues ose potencial me qëllim krijimin, zhvillimin ose zgjerimin e aktivitetit të biznesit me ta;
- Raporton në mënyrë periodike mbi arritjet e buxhetit dhe mbi operacionet bankare të rajonit;
- Përfaqëson Bankën në rajon duke mbajtur kontakte me përfaqësues të institucioneve publike dhe atyre private.
- Mbikëqyr dhe siguron respektimin strikt të të gjitha politikave, rregulloreve dhe procedurave të brendshme ne fuqi;
- Kontrollon dhe monitoron aktivitetin e përgjithshëm të degëve brenda rajonit;
- Kryen kontrolle të rregullta dhe ad hoc në përputhje me politkat dhe proçedurat në fuqi;
- Siguron një pamje profesionale të degëve dhe të punonjësve respektiv.
- Motivon dhe inkurajon punonjësit e rajonit, drejtpërdrejt dhe duke krijuar një mjedis motivues, në mënyrë që të mbështesë përpjektjen e tyre në arritjen e synuar;
- Vlerëson rregullisht punën e vartësve të tij / saj dhe jep vlerësim të vazhdueshëm;
- Jep udhëzime të drejtpërdrejta dhe të rregullta për punonjësit gjatë monitorimit dhe vlerësimit jo vetëm të progresit në arritjen e objektivave të synuara, por edhe të performancës së tyre cilësore;
- Motivon vartësit e tij/ saj për të adoptuar një sjellje të duhur profesionale, duke dhënë një shembull të mirë vetë,
- Qëndron i informuar për politikat dhe strategjitë e Bankës dhe trainon vartësit e tij / saj në përputhje me to.
- Diplomë universitare në Ekonomi ose fushë të ngjashme; Preferohet edhe diploma e Masterit;
- Minimumi 5 vite eksperiencë në sektorin bankar/ institucione financiare në pozicione menaxheriale;
- Njohuri shumë të mira të mundësive të tregut vendor dhe klientelës;
- Aftësi lidershipi dhe mentorimi si dhe aftësi drejtuese;
- I aftë të krijojë nje ambient pozitiv pune duke nxitur punën në grup;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe prezantuese;
- Të jetë i vetë-motivuar dhe i orientuar ndaj rezultateve;
- Njohuri shumë të mira shkruese dhe verbale të gjuhës angleze;
- Njohuri shumë të mira të programeve Microsoft Office;
Ju lutem, kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Apply WhatsApp