• Drejtor Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Marketing
  3. Menaxhim Biznesi
  4. Menaxhim strategjik | Drejtues
Eksperienca
vetem me eksperience
"B.M" Group është një kompani distribucioni e konsoliduar në treg, e cila ofron produkte cilësore kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian. Kompania ka organizuar rrjetin e saj të distribucionit në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ka zgjeruar aktivitetin në rajon dhe më gjerë, duke bashkëpunuar me partnerë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Greqi, Slloveni, Angli dhe SHBA. Për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë, jemi në kërkim të një profesionisti të motivuar për pozicionin:

Drejtor Marketingu

Përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut, zhvillimin e portofolit të kompanisë, rritjen e prezencës në treg dhe mbështetjen e objektivave të shitjeve në nivel kombëtar.

Roli dhe pergjegjesite
  • Harton dhe implementon strategjinë vjetore të marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Menaxhon dhe zhvillon portofolin e produkteve që kompania distribuon.
  • Analizon tregun, sjelljen e konsumatorit dhe aktivitetet e konkurrencës për të identifikuar mundësi të reja biznesi.
  • Planifikon dhe monitoron buxhetin e marketingut, duke siguruar përdorimin efektiv të burimeve.
  • Krijon dhe zbaton fushata promocionale, aktivitete marketingu dhe iniciativa për rritjen e shitjeve.
  • Bashkëpunon me ekipin e shitjeve për zhvillimin e planeve tregtare dhe aktiviteteve në terren.
  • Negocion dhe koordinon aktivitetet e marketingut me furnitorët dhe partnerët strategjikë.
  • Monitoron performancën e markave përmes analizës së treguesve kryesorë të performancës (KPI).
  • Menaxhon komunikimin institucional dhe pozicionimin e kompanisë në treg.
  • Drejton aktivitetet e marketingut dixhital, rrjeteve sociale, reklamimit dhe marrëdhënieve me publikun.
  • Siguron përgatitjen e raporteve periodike mbi rezultatet e aktiviteteve të marketingut dhe kthimin e investimit (ROI).
Aftesite dhe kualifikimet
  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në marketing, preferohet në sektorin e distribucionit ose tregtisë.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione drejtuese.
  • Njohuri të avancuara të marketingut strategjik, menaxhimit të markës dhe analizës së tregut.
  • Eksperiencë në menaxhimin e buxheteve dhe projekteve të marketingut.
  • Aftësi të forta analitike dhe orientim drejt rezultateve.
  • Njohuri të mira të platformave dixhitale dhe mjeteve të analizës së marketingut.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën burimenjerezore@bm-shpk.com duke specifikuar ne subjekt pozicionin per te cilen po aplikojne.
 


Apply WhatsApp
Back
Top