• Drejtor i Pagesave, Departamenti i Operacioneve dhe Projekteve

Siguron implementimin e shërbimeve të pagesave brenda kuadrit rregullator, ligjor dhe teknik dhe veprimtari të lidhura me to (e-commerce, e-wallet, etc). Ndërton strategjitë e pagesave duke përfshirë iniciativat që lidhen me shitjen, teknologjinë, produktet, ofertat dhe marketingun. Ndërton marrëdhënie me partnerë teknologjikë për të siguruar zgjidhje inovative dhe maksimizuar mundësitë e të ardhurave.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:


1. Vlerëson tregun e pagesave dhe harton strategji për implementimin e shërbimit në NOA; Përgatit planin operacional dhe teknik;

2. Mbikëqyr ngritjen e sistemeve, ndërfaqeve, sistemeve të kontrollit;

3. Analizon të dhëna për të identifikuar mundësi që ofrohen për përditësimin e strategjisë së pagesave në përputhje me objektivat e kompanisë;

4. Harton treguesit e performancës së biznesit, përfshirë edhe ata financiarë;

5. Manaxhon buxhetin e caktuar për të siguruar që planet zbatohen brenda afateve të përcaktuara kohore / brenda burimeve të miratuara;

6. Manaxhon dhe zhvillon shërbimin e pagesave për të rritur përfitueshmërinë e biznesit;

7. Sjell propozime konkrete dhe rekomandon politika në lidhje me shërbimet e pagesave dhe mekanizmat që synojnë rritjen e gjenerimit të të ardhurave, nxisin besueshmërinë, efikasitetin dhe aksesueshmërinë e këtyre sistemeve;

8. Zhvillon dhe mirëmban work-flow për të gjitha hapat e proceseve të pagesave;

9. Analizon, përgatit dhe kryen trajnime periodike për ndryshimet në sistem.



Kërkesat për pozicionin:


1. Eksperiencë pune e preferueshme 5 vite në proceset e pagesave, idealisht në fushën e parasë elektronike;

2. Njohuri shumë të mira në sistemet e pagesave; Aftësi të shkëlqyera në manaxhim projektesh;

3. Aftësi analizuese shumë të mira për ndërtimin e proceseve eficente dhe vendosjen e kontrolleve të duhura;

4. Aftësi shumë të mira organizative dhe të manaxhimit të kohës;

5. Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale përfshirë dëgjimin, trajnimin;

6. Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie të forta dhe për të punuar me drejtues të nivelit të lartë;

7. Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Informatikë Ekonomike ose fusha të tjera të ngjashme.



Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 4 Prill 2024, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top