• Drejtor i Departamentit të Zhvillimit dhe Manaxhimit të Produkteve Retail

Drejtor i Departamentit të Zhvillimit dhe Manaxhimit të Produkteve Retail

Drejtori i Departamentit të Zhvillimit dhe Manaxhimit të Produkteve në Divizionin Retail siguron realizimin e objektivave të Departamentit përmes drejtimit të të gjitha aktiviteteve të zhvillimit të Produkteve me nje përvojë të mirë në strategjinë e produkteve, cmimeve, inovacionit dhe njohuri të thellë në ciklin e produkteve.


Përgjegjësitë kryesore të punës:

Zhvillon dhe ekzekuton një strategji të plotë të produkteve në përputhje me qëllimet e përgjithshme të Divizionit të Retail.
Krijon dhe zbaton plane biznesi strategjike dhe taktike, duke marrë parasysh mundësitë e tregut, kapacitetet dhe rreziqet.
Aprovon/sugjeron koncepte produkti bazuar në analiza të hollësishme të tendencave të tregut dhe të dhënave brenda bankës për të siguruar një portofol të atraktiv dhe me perfitueshmeri
Mbikqyr ciklin e plotë të produktit, nga ideja deri në tërheqje, duke garantuar që produktet të plotësojnë nevojat e klientit dhe të përshtaten me objektivat e biznesit.
Bashkëpunon me ekipet ndërfunksionale dhe departamentet e tjera të rëndësishme për zhvillimin dhe lançimin e produkteve me sukses.
Ne bashkepunim me Departamentin e Riskun te kredise siguron mbarevajtjen e portofolit sipas objektivave.
Koordinon me menaxhimin ekzekutiv për të përputhur propozimet e produkteve me pritshmërinë e pritshme të fitimit.
Nderton takime periodike me gjithë bashkëpunetoret duke përdorur metodologjinë e Design Thinking pte ndertuar produktet sa më shumë inovatore dhe duke konsideruar zërin e klientit dhe ekperiencen me banken.
Përcakton dhe monitoron shifrat kyçe të performancës (KPI) dhe metrikat për të vlerësuar suksesin e Departamentit.
Nxit një kulturë organizative brenda departamentit që është agile, e përshtatshme dhe e përputhur me kulturën dhe vlerat e përgjithshme të bankës.
Udhëheq ekipin në një mënyrë te vazhdueshme, duke nxitur inovacionin, bashkëpunimin dhe permiresimin te vazhdueshme.
Organizon takime të rregullta për të lehtësuar planifikimin dhe komunikimin e duhur brenda departamentit.
Kryen analiza analitike të produkteve dhe tendencave të tregut për të krijuar produkte konkurruese në sektorin bankar ne Retail Banking.
Zhvillon dhe zbaton strategjitë e çmimeve në përputhje me fitueshmërinë e produkteve dhe aprovimeve ne komitetin e Produkteve.
Mbikqyr që të gjitha produktet në shitje, te përputhen me kërkesat rregullative dhe standardet e industrisë bankare.

Kërkesat e profilit:

Diplomë Universitare në Fakultetin e Administrim-Biznesit, Ekonomisë ose të tjera të lidhura me fushën ekonomike.
Minimumi 5-vite punë në sektorin bankar, preferohet eksperiencë drejtuese te ngjashme te mëparshme.
Njohuri të thella në analizat e Bankës dhe funksionet e Bankës.
Aftësi për të menduar strategjikisht.
Aftësi të forta komunikuese verbale, të shkruara, analitike dhe ndërpersonale.
Aftësi drejtuese dhe motivuese për stafin.
Aftësi Lidershipi, komunikimi efektiv.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të paketës Microsoft Office.

Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 17 Mars 2024 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:

- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në
humanresources@unionbank.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top