• Drejtor Dege, Tiranë

Siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore të zonës gjeografike përkatëse përmes ofrimit të coaching, heqjes së pengesave për sukses dhe vepron si kampion për efektivitetin e shitjeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

1. Sjell energji në proçesin e hartimit të planit të biznesit duke ndërmarrë veprime dhe duke bashkëpunuar me ekipin e mesëm dhe të lartë drejtues;

2. Siguron arritjen e Planit të Biznesit, në terma rritje dhe cilësie portofoli, në zonën përkatëse, në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi në institucion;

3. Ndërton marrëdhënie me gjithë stafin e degës për të siguruar që përdoren gjithë mjetet drejt suksesit;

4. Kupton në detaj produktet financuese dhe si ato duhen pozicionuar, për të qenë në linjë me tregun dhe konkurrencën;

5. Siguron analiza të tregut për cdo segment klientele dhe sjell ide për përmirësim;

6. Siguron shërbim klientele të shkëlqyer, duke siguruar krijimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe siguron që ankesat e klientëve zgjidhen dhe/ose raportohen në limite minimale kohore;

7. Siguron sisteme të shpërndarjes së objektivave, monitorimit të performancës dhe parashikimesh për stafin e degës;

8. Siguron që gjithë proçeset në degë janë në përputhje me proçedurat dhe politikat e brendshme;

9. Siguron që vendet vakante rishihen dhe plotësohen menjëherë kur ka një nevojë;

10. Angazhim maksimal me kontrollin e kredisë dhe anti-fraud për identifikimin e mashtrimeve potenciale ose jo përputhshmërisë;

11. Kryen vizita verifikimi gjatë proçesit të kredidhënies me qëllim identifikimin e risqeve të implikuara në aplikimin për kredi, sipas politikës së kredisë në fuqi;

Angazhohet në proçeset e përzgjedhjes dhe rekrutimit të punonjësve të degës;
Ofron coaching, mentorim, këshillim dhe është trajneri i punonjësve;
Siguron një vlerësim vjetor performance të shkëlqyer.

Kërkesat për pozicionin:

1. Eksperiencë pune e preferueshme 3 vjet si Drejtor Dege ose 4 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar/bankë;

2. Njohuri ekselente të kredisë; Aftësi shumë të mira në shitje dhe marketing;

3. Aftësi shumë të mira organizative dhe të manaxhimit të kohës;

4. Aftësi lidershipi, mbikëqyrjeje, mentorimi;

5. Kuptim shumë i mirë se si vepron modeli i biznesit në përgjithësi dhe mjedisit të një institucioni financiar; Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve një herësh;

6. Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie të forta dhe për të punuar me drejtues të nivelit të lartë;

7. Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme.



Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 21 Mars 2024, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top