• Document Controller (Mirëmbajtës Dokumentesh) | Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote!
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.

Përmbledhja e rolit
: Document Controller (Mirëmbajtës Dokumentesh) është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe shpërndarjen e të gjitha dokumenteve të projektit në mënyrë të saktë, të sigurt dhe në kohë. Roli përfshin sigurimin që të gjitha dokumentet të jenë në përputhje me standardet e kompanisë, kërkesat e klientit dhe rregulloret ligjore, si dhe mbajtjen e një sistemi efikas arkivimi dhe gjurmimi.

Përgjegjësitë:
  • Regjistrimi, kontrolli dhe shpërndarja e dokumenteve hyrëse dhe dalëse të projektit (teknike, administrative, kontraktuale).
  • Ruajtja e rendit dhe përditësimit të të gjitha versioneve të dokumenteve për të shmangur gabime dhe mospërputhje.
  • Mirëmbajtja e një sistemi efikas arkivimi (fizik dhe elektronik) që lejon gjetjen e çdo dokumenti në kohë reale.
  • Sigurimi që dokumentet përputhen me formatet dhe standardet e përcaktuara nga kompania.
  • Koordinimi me departamentet e tjera për marrjen dhe shpërndarjen e informacionit të nevojshëm.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi statusin e dokumenteve dhe dorëzimet.
  • Ruajtja e konfidencialitetit dhe integritetit të dokumentacionit.
  • Trajnimi i stafit për përdorimin e procedurave dhe sistemeve të menaxhimit të dokumenteve.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
  • Diplomë universitare (preferohet në inxhinieri ose fusha të ngjashme).
  • Eksperiencë e mëparshme si Document Controller ose në role të ngjashme 3+.
  • Njohuri të mira të procedurave të menaxhimit të dokumenteve në fushën e ndërtimit.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe platformave për menaxhim dokumentesh. .
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Përfitimet:
  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 19/09/2025.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top