• Dhermi - Palase, shitet Vile 1 Katshe Kati 1, 530 m² 1.220.000 € (Dhermi-Palase)

Dhermi - Palase
Location Rruga + Nr.
Dhermi-Palase
Tipi
Vile
Siperfaqja m²
530 m²
Nr dhoma
3+1
Kati
Kati 1
Cmimi Euro
1220000
Në një nga destinacionet më ekskluzive në jugun e Shqiperisë, në San Nicolas Resort & Residences, Palasë, ofrohet për shitje një vilë moderne 2-katëshe, e projektuar për të ofruar luks të rafinuar, pamje spektakolare nga deti Jon.

Kjo pronë unike kombinon arkitekturën bashkëkohore me funksionalitetin, duke ofruar ambiente të bollshme dhe të ndriçuara natyralisht.

Karakteristikat e prones:
• Pishinë infinity private e përfshirë në projekt
• Pamje të lirshme dhe të pakufizuara nga deti në të dy katet
• 3 Dhoma gjumi të bollshme
• 3 Tualete
• Sallon ndenjeje i hapur me dalje direkte në verandë dhe oborr
• Kuzhinë, ambient ngrënie
• Ballkon panoramik për të shijuar pamjet e detit dhe perëndimin e diellit

Gjendja aktuale e ndërtimit
• Karabinaja e përfunduar
• Tullat e jashtme dhe të brendshme të përfunduara
• Suvatimi i kryer
• Instalimet elektrike (faza e parë) të përfunduara
• Instalimet hidraulike (faza e parë) të përfunduara
• Aktualisht në proces betonizimi i pishinës infinity

Rezidenca San Nicolas është një projekt i nivelit ndërkombëtar, i konceptuar për një stil jetese elitare në një nga perlat e Rivierës Shqiptare. Banorët e saj përfitojnë:
• Siguri 24/7 dhe privatësi të garantuar
• Rrugë të brendshme të organizuara dhe të mirëmbajtura
• Afërsi me plazhet më të bukura të Palasës
• Komunitet të përzgjedhur dhe elitë sociale

Vila është një mundësi e jashtëzakonshme për të pasur një shtëpi pushimi luksoze ose një investim të sigurt në një nga lokacionet më të kërkuara të Rivierës Shqiptare.

123585

Cel. : 0684031303
 


Contact WhatsApp
Location information
address
Dhermi-Palase, Dhermi - Palase, Shqiperi
Back
Top