• Dhermi - Palase, shitet garsonier Kati 2, 45 m² 128.492 € (“PALASA” RESIDENCE)

Dhermi - Palase
Location Rruga + Nr.
“PALASA” RESIDENCE
Tipi
garsonier
Siperfaqja m²
45 m²
Nr dhoma
1 dhome
Kati
Kati 2
Cmimi Euro
128492
Rezidenca më e re turistike e pozicionuar përgjatë bregdetit jugor në Palasë, në një zonë unike, në plazhin e mrekullueshëm të detit Jon. Zona ku është pozicionuar projekti ofron një vendndodhje të jashtëzakonshme me ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj bukurisë së bregdetit. Me akses të shkëlqyer në disa zona, vetëm 5 minuta me makinë nga qendra historike e Dhërmiut, 7 minuta nga tuneli i Llogarase dhe e lidhur më së miri me qytetet kryesore, me Tiranën, Vlorën dhe Sarandën dhe distancë në vijë ajrore 1 KM nga deti.

“Palasa” Residence përveçse rezidencë banimi dhe turistike do të ofrojë sherbime të ndryshme, me sipërfaqe te pergjithshme ndertimi prej 7517 m2, sipërfaqe e përgjithshme trualli 10.207m2 dhe sipërfaqe e pishinave 3499 m2. Rezidenca është e ndarë në 2 pjesë, një pjesë mbi rrugë dhe një pjesë nën rrugë, me godina 2 – 3 - 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë.

Rezidenca “Palasa” do të ofrojë punime shumë cilësore, ku apartamentet janë të mirëprojektuara me pamje nga deti dhe do të lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit.

Garsoniere në shitje me sipërfaqe neto 36.2 m2 (45.91 m2 bruto), kati i 2-të, me orientim jug. Përbëhet nga dhomë + kuzhinë, tualet dhe ballkoni.

Çmimi i apartamentit 128,492 Euro + 35,000 euro post parkimi = 163,492 Euro

Ofrohet financim deri në 70% të vlerës nga Abi Bank.

Afati i përfundimit parashikohet brenda vitit 2028.

https://inf-93.com/property/3892/palasa-residence-inf1726.html

Cel. : +355696054036
 


Contact WhatsApp
Location information
address
“PALASA” RESIDENCE, Dhermi - Palase, Shqiperi
Back
Top