• Dhermi - Palase, shitet apartament 3+1 Kati 0, 157 m² 575.030 € (“PALASA” RESIDENCE)

Dhermi - Palase
Location Rruga + Nr.
“PALASA” RESIDENCE
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
157 m²
Nr dhoma
3+1
Kati
Kati 0
Cmimi Euro
575030
Rezidenca më e re turistike e pozicionuar përgjatë bregdetit jugor në Palasë, në një zonë unike, në plazhin e mrekullueshëm të detit Jon. Zona ku është pozicionuar projekti ofron një vendndodhje të jashtëzakonshme me ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj bukurisë së bregdetit. Me akses të shkëlqyer në disa zona, vetëm 5 minuta me makinë nga qendra historike e Dhërmiut, 7 minuta nga tuneli i Llogarase dhe e lidhur më së miri me qytetet kryesore, me Tiranën, Vlorën dhe Sarandën dhe distancë në vijë ajrore 1 KM nga deti.

“Palasa” Residence përveçse rezidencë banimi dhe turistike do të ofrojë sherbime të ndryshme, me sipërfaqe te pergjithshme ndertimi prej 7517 m2, sipërfaqe e përgjithshme trualli 10.207m2 dhe sipërfaqe e pishinave 3499 m2. Rezidenca është e ndarë në 2 pjesë, një pjesë mbi rrugë dhe një pjesë nën rrugë, me godina 2 – 3 - 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë.

Rezidenca “Palasa” do të ofrojë punime shumë cilësore, ku apartamentet janë të mirëprojektuara me pamje nga deti dhe do të lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit.

Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 125.3 m2 (157.8 m2 bruto) + 88.7 m2 verandë + 24 m2 pishinë, kati përdhe, me orientim jug-perëndim. Përbëhet nga dhomë ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, 2 dhoma gjumi, tualeti, ballkoni dhe pishina.

Çmimi i apartamentit 575,030 Euro + 35,000 Euro pishina + 35,000 Euro post parkimi = 645,030 Euro

Ofrohet financim deri në 70% të vlerës nga Abi Bank.

Afati i përfundimit parashikohet brenda vitit 2028.

https://inf-93.com/property/3896/palasa-residence-inf1728.html

Cel. : +355696054036
 


Contact WhatsApp
Location information
address
“PALASA” RESIDENCE, Dhermi - Palase, Shqiperi
Back
Top