• Content Creator

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Gazetari | Komunikacion
  2. Marketing
Eksperienca
vetem me eksperience
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Content Creator

Qëllimi i Pozicionit:


Content Creator është përgjegjës për krijimin dhe zhvillimin e përmbajtjes kreative, inovative dhe tërheqëse për të gjitha platformat digjitale të kompanisë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për markën, angazhimit të audiencës dhe mbështetjes së objektivave të marketingut dhe shitjeve. Pozicioni kontribuon në forcimin e identitetit të markës përmes krijimit të materialeve vizuale dhe tekstuale me cilësi të lartë, të përshtatura sipas trendeve më të fundit dhe nevojave të biznesit

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Krijimi i përmbajtjes kreative dhe tërheqëse për rrjetet sociale, website dhe platformat e tjera digjitale.
  • Planifikimi dhe realizimi i materialeve vizuale dhe video për fushata marketingu.
  • Hartimi i teksteve promovuese (copywriting) për postime, artikuj, newsletter dhe materiale të tjera komunikimi.
  • Bashkëpunimi me ekipin e Marketingut për zhvillimin e fushatave dhe promovimeve.
  • Menaxhimi i kalendarit të publikimeve në rrjetet sociale.
  • Monitorimi i trendeve më të fundit në marketingun digjital dhe përshtatja e tyre me nevojat e kompanisë.
  • Propozimi i ideve inovative për rritjen e angazhimit dhe ndërveprimit me audiencën.
  • Sigurimi që përmbajtja e krijuar të jetë në përputhje me identitetin dhe standardet e markës.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Gazetari, Multimedia ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 1 vit eksperiencë në pozicione të ngjashme do të konsiderohet avantazh.
  • Aftësi shumë të mira në krijimin e përmbajtjes (tekst, foto dhe video) për rrjetet sociale.
  • Njohuri të mira të platformave si Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn dhe YouTube.
  • Njohuri bazë ose të avancuara në Canva, Adobe Photoshop, Adobe Illustrator ose programe të tjera të dizajnit grafik përbëjnë avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
  • Kreativitet, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar me afate kohore të përcaktuara.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze do të konsiderohen avantazh.
Çfarë ofron Megatek
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
  • Përfshirje në projekte kreative dhe inovative.
  • Paketë konkurruese përfitimesh sipas politikave të kompanisë.
Procedura e Aplikimit

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
  • CV të detajuar
📧 Email:humanresources@megateksa.com
📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
📮 MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri

Cel. : +355694022492
 


Apply WhatsApp
Back
Top