Contact Center Operator, Neptun
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Komuna Parisit | Kristal Center
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Njoftim punësimi
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Operator i Qendrës së Kontaktit
Departmenti: Customer Experience
Vendodhja: Neptun Kristal Center, Tiranë
Fokusi kryesor i pozicionit është suporti i Klienteve ne kanalet e telefonisë dhe ato te Social Media ne informacion, suport teknik për produktet dhe shitje online. Punonjesi do te mbuloje një pjese te detyrave te mëposhtme sipas nje plani te paracaktuar te punës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjigjet në mënyrë profesionale telefonatave hyrëse të klientëve dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
- Adreson pyetjet, jep informacion dhe zgjidh ankesat që lidhen me produktet ose shërbimet.
- Kërkon informacionin e nevojshëm duke përdorur burimet në dispozicion.
- Përpunon formularët dhe porositë e klientëve me shpejtësi dhe saktësi.
- E delegon çështjen me përparësi te menaxhmenti i nivelit më të lartë, kur është e nevojshme.
- Ndjek çështjet komplekse të klientëve dhe sigurohesh që ato të zgjidhen.
- Mban të dhëna të sakta për ndërveprimet me klientët, përfshirë komentet, ankesat dhe veprimet e ndërmarra.
- Plotëson shënimet e thirrjeve dhe raportet, dhe përditëson të dhënat në sistemet e brendshme.
- Siguron kënaqësinë e klientëve përmes një zgjidhjeje të shpejtë dhe efektive të çështjeve.
- Ndihmon me thirrjet dalëse për caktimin e takimeve dhe mbledhjen e anketave.
- Përgjegjësia për ekzekutim në kohë reale të porosive të klientëve dhe ofrim të shërbimit cilësor ndaj tyre.
- Ne kontakt me klientin për të sugjeruar produkte alternative ose shoqëruese të produktit të porositur.
- Verifikimi i stokut në dyqanin përkatës.
- Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve për përditesimin e statuseve në platformën zyrtare.
- Organizimi i dërgesave dhe adresimi i faturës në magazinë.
- Menaxhimi i dërgesave dhe regjistrimi i të dhënave në sistem të palëve të treta për dërgesat.
- Të njoh dhe monitoroj shumë mirë statusin e dërgesës dhe rialokimit në destinacione të produkteve të tjera
- Organizim dhe komunikim për përpunimin e dërgesës në bazë të afateve të përcaktuara.
- Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor, (Master është avantazh).
- Minimumi 2 vite përvojë pune në shitje online.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Te jetë energjik dhe të pëlqej punën e tidj/saj.
- Të jetë i/e sjellshëm dhe me vetëbesim.
- Të gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese.
- Të jetë kreativ në punën e tij/saj.
- Niveli i lartë i integritetit dhe ndershmërisë.
- Aftësia për të ruajtur konfidencialitetin.
- Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
- Të jetë i orientuar drejt suksesit dhe rezultatave te larta.
- Të jetë i aftë në komunikim, bindje dhe negocim.
Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën [B]hr@neptun.al[/B] ose kontaktoni ne WhatsApp ne numrin 068 900 0089.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp