• Compensation & Benefits Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Menaxher i Kompensimit dhe Përfitimeve
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Kompensimit dhe Përfitimeve është përgjegjës për planifikimin, zhvillimin dhe mbikëqyrjen e strukturave të kompensimit si dhe programeve të përfitimeve të kompanisë. Ky rol garanton që politikat dhe praktikat të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi, të jenë konkurruese në tregun e punës dhe të kontribuojnë në ruajtjen e ekuilibrit të brendshëm organizativ.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Siguron përputhshmërinë e brendshme dhe të jashtme në të gjitha çështjet që lidhen me marrëdhëniet e punonjësve, përfshirë aktivitetet administrative të HR;​
  • Harton dhe menaxhon buxhetin për kostot e lidhura me kompensimet dhe përfitimet;​
  • Rishikon dhe përditëson periodikisht politikat dhe procedurat e HR në përputhje me ndryshimet ligjore dhe trendet e tregut;​
  • Harton dhe menaxhon strukturat e pagave dhe programet e kompensimit sipas sistemit të gradimit të shoqërisë;​
  • Administron dhe mbikëqyr skemën e listëprezencës si një element mbështetës në përllogaritjen e pagave;​
  • Propozon rishikime të paketave të përfitimeve për pozicione specifike bazuar në analizat e tregut dhe nevojat e kompanisë;​
  • Përgatit dhe ekzekuton pagat mujore në kohë, duke siguruar deklarimin korrekt në institucionet përkatëse;​
  • Përditëson elektronikisht të dhënat mbi pagat, lejet e lindjes, raportet shëndetësore etj;​
  • Mirëmban dhe përditëson regjistrin mujor të punonjësve dhe të dhënat në databazën përkatëse;​
  • Kujdeset për plotësimin dhe përditësimin e libreza të punës dhe dokumentacionit të sigurimeve shoqërore;​
  • Mbikëqyr procesin e hyrje-daljeve të punonjësve dhe deklarimin korrekt në tatime dhe zyra të punës;​
  • Kontrollon shpenzimet operative (telefon, kancelari etj.) dhe miraton raportimet përkatëse;​
  • Ndjek dhe proceson dietat dhe rimbursimet e stafit, duke monitoruar shpenzimet përkatëse;​
  • Përgatit dosjet dhe dokumentacionin për kontrollët shtetërore (Inspektorati i Punës, Zyra e Punës);​
  • Përgjigjet ndaj kërkesave të auditimeve të brendshme dhe të jashtme për aspektet HR;​
  • Zbaton procedurat e brendshme lidhur me përfitimet, rimbursimet dhe pagesat e stafit;​
  • Harton raporte analitike dhe informacione të tjera sipas nevojës për departamentin e HR, Financës dhe Menaxhimit;​
  • Monitoron proceset ditore të recepsionit/koordinatores së zyrës, duke siguruar administrimin e duhur të prezencës së stafit;​
  • Propozon përmirësime të paketave të benefiteve në përputhje me zhvillimet e tregut dhe strategjinë e kompanisë;​
  • Ndjek paketat e sigurimit të shëndetit për punonjësit dhe mban kontaktet me kompanitë e sigurimit të përzgjedhura;​
  • Mbikëqyr procesin e HSE-së për kompaninë dhe menaxhon kontaktet me ofruesin e shërbimit;​
  • Mbikëqyr procesin e prokurimit përmes sistemit të mundësuar.​

Edukimi: Të zotërojë Diplomë në Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi ose një fushë të ngjashme.

Kualifikime të tjera:​
  • Minimumi 5 vite përvojë të dëshmuar në menaxhimin e kompensimeve dhe përfitimeve, operacionet e HR ose role të ngjashme;​
  • Kuptim i thellë i strukturave të kompensimit, programeve të përfitimeve, proceseve të pagave dhe legjislacionit të punës;​
  • Njohuri mbi politikat e HR, marrëdhëniet me punonjësit dhe kërkesat e përputhshmërisë;​
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;​
  • Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;​
  • Njohuri të mira në softuerët e HR dhe sistemet e pagave; kërkohet njohuri shumë e mirë e paketës MS Office;​
  • Aftësi të forta komunikimi dhe marrëdhënie ndërpersonale;​
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht;​
  • Mendim strategjik me fokus në përafrimin e kompensimeve dhe përfitimeve me objektivat e kompanisë;​
  • Niveli i lartë i integritetit dhe konfidencialitetit;​
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.​
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun:

https://balfindevelopment.zohorecru...mpensation-Benefits-Manager?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 27/08/2025
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top