• Chief Financial Officer (CFO)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
Credital sh.a. është një institucion financiar i specializuar në kreditimin e konsumatorëve dhe është në kërkim të një profesionisti të motivuar dhe me integritet të lartë për pozicionin:

Chief Financial Officer (CFO)​

Përgjegjësitë kryesore:​

  • Drejtimi dhe mbikëqyrja e funksionit financiar të institucionit.
  • Përgatitja e pasqyrave financiare dhe raporteve për drejtimin dhe autoritetet mbikëqyrëse.
  • Hartimi dhe monitorimi i buxhetit vjetor dhe analizave financiare.
  • Menaxhimi i likuiditetit, flukseve të parasë dhe planifikimit financiar.
  • Sigurimi i pajtueshmërisë me standardet kontabël dhe kërkesat ligjore e rregullatore.
  • Bashkëpunimi me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm.
  • Mbështetja e Drejtorit Ekzekutiv dhe Bordit me analiza dhe rekomandime financiare.

Kualifikimet e kërkuara:​

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicione drejtuese në financë, preferohet në sektorin bankar ose financiar.
  • Njohuri të mira të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) dhe legjislacionit financiar në fuqi.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe drejtuese.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.

Ne ofrojmë:​

  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Mundësi zhvillimi profesional.
  • Paketë konkurruese kompensimi, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.

Aplikimi​

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në adresën e emailit info@credit.al, me subjekt: Aplikim – Chief Financial Officer (CFO).
Cel. : 0695764316
 


Apply WhatsApp
Back
Top