• Brand Activations & Visibility Executive

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
BIRRA EPOS shpk është një birrë shqiptare, me nje ekip ndërkombëtar në prodhim. Ne frymëzohemi nga tregimet epike dhe shpirti i përjetshëm i kombit tonë dhe krijojmë birra që mbartin thelbin e Shqiptarisë – të guximshme, origjinale dhe të paharrueshme.
Misioni ynë është të rikthejmë krenarinë për birrën cilësore shqiptare, për çdo shqiptar kudo që ndodhet, si dhe për çdo vizitor që vjen në tokën tonë dhe dashurohet me shijet tona autentike, tregimet, legjendat dhe mikpritjen që na dallon.

PREJ KOMBIT, PËR KÓMB – kjo na motivon!
BIRRA EPOS – Birrë Legjendash!

Jemi në kërkim të njerëzve me pasion dhe energji për t’u bashkuar me ne në ndërtimin e një kapitulli të ri në historinë e birrës shqiptare.
A jeni gati të bëheni pjesë e legjendës?

Përshkrimi i punës:

Brand Activations & Visibility Executive
në BIRRA EPOS mbështet në planifikimit dhe zbatimit të aktiviteteve që rrisin prezencën dhe ndikimin e markës në terren. Ky rol përfshin angazhimin e drejtpërdrejtë në pikat e shitjes, rrjetin HoReCa dhe në aktivitete promocionale të orientuara drejt konsumatorit.

Zonat: Qendër, Veri, Jug (*aplikoni për zonnë që jeni të interesuar)

Detyrat kryesore:
  • Implementimi i strategjive dhe planeve të vizibilitetit për të siguruar një prezencë të fortë të markës në çdo pikë shitjeje.
  • Monitorimi dhe mirëmbajtja e materialeve POSM dhe elementëve të branduar në në zonën e mbulimit.
  • Organizimi dhe ekzekutimi i aktivizimeve të markës, përfshirë degustime dhe fushata promocionale në terren.
  • Raportimi i rezultateve të aktiviteteve promocionale dhe nivelit të angazhimit të konsumatorëve.
  • Bashkëpunim me Regional Strategic Accounts Lead për të identifikuar vendndodhjet me potencial të lartë për realizimin e aktiviteteve promocionale dhe degustimeve.
Çfarë kërkojmë nga ju!
  • Dëshirën tuaj për të ndërtuar nga themelet një legjendë të re në tregun shqiptar të birrave.
  • Pasion për marketingun, aktivizimet e markës dhe menaxhimin e aktiviteteve në terren.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi, si në nivel individual ashtu edhe para grupeve.
  • Aftësi organizative dhe menaxhim efektiv i kohës.
  • Gatishmëri për të udhëtuar dhe për të punuar me orar fleksibël, duke përfshirë edhe fundjavat kur kërkohet.
  • Eksperienca e mëparshme në pozicione promocionale përbën avantazh.
  • Njohuri mbi gjuhën Angleze përbën avantazh.
  • Dashuria për birrën përbën super avantazh ;)!
  • Leje drejtimi (kategoria B) është opsionale.
Çfarë ofrojmë ne!
  • Një rol ku do të kesh mundësinë të jesh kontribues në ndërtimin e një brandi shqiptar që po sjell një frymë të re në tregun e birrës.
  • Një ambient pune dinamik, me ambicie të larta, me guximin për të sfiduar të zakonshmen dhe energji pozitive.
  • Ndërsa BIRRA EPOS rritet, rriteni edhe ju bashkë me ne – në përvojë, përgjegjësi dhe shpërblim.
  • Kultura e ekipit është e ndërtuar mbi pasionin, respektin dhe kreativitetin.
  • Trajnime të paguara sipas nevojave të pozicionit dhe ambicjes për tu rritur.
  • Checkup vjetor privat.
  • Pagesë mujore për dietat ditore ushqimore.
  • Përmes iniciativës “Femijët e kómbit”, ofrojmë pagesë fikse mujore për çdo fëmijë me pasaportë Shqipare deri 18 vjeç që ju keni në kujdestari.
  • Bonusi mirëseardhjes.
  • Sistem bonusi mujor me qasje prej sipërmarrësi.

Aplikoni si më poshtë!

e-mail në: hr@birraepos.com
Afati i aplikimit: 28 Korrik 2025

*BIRRA EPOS është një punëdhënës me mundësi të barabarta. Ne e vlerësojmë diversitetin dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis gjithpërfshirës për secilin nga anëtarët e ekipit.
 


Apply
Back
Top