Billa Albania- Visual Merchandiser
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
Përgjegjësitë:
- Organizimi dhe ekspozimi vizual i produkteve (pllaka, parket, hidrosanitare) sipas standardeve të kompanisë;
- Krijimi i ambienteve demonstrative (banjo, dysheme, mure, hapësira showroom-i) që frymëzojnë klientët;
- Sigurimi i një paraqitjeje të pastër, estetike dhe funksionale të showroom-it;
- Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve dhe blerjeve për të përmirësuar përvojën e klientit;
- Zbatimi i koncepteve sezonale dhe promocionale;
- Monitorimi i trendeve të dizajnit të brendshëm dhe aplikimi i tyre në ekspozim;
- Mirëmbajtja e vazhdueshme e rendit dhe estetikës së hapësirave të ekspozimit.
- Eksperiencë e mëparshme si Visual Merchandiser (avantazh në sektorin e ndërtimit ose arredimit);
- Njohuri bazë ose të mira mbi dizajnin e brendshëm, materialet e ndërtimit ose arredimin;
- Sens i zhvilluar estetik dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
- Kreativitet dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
- Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
- Mundësi për zhvillim profesional;
- Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp