• Billa Albania- Asistent/e Category Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Marketing
  3. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.

Përshkrimi i Pozicionit – Asistent/e Category Manager

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbështet Market Category Manager në menaxhimin e kategorive të produkteve dhe zhvillimin e strategjive të shitjes;
  • Analizon të dhënat e shitjeve dhe trendet e tregut për të identifikuar mundësi për përmirësim;
  • Përgatit raporte periodike mbi performancën e produkteve dhe kategorive;
  • Koordinon komunikimin me furnitorët për çmime, porosi dhe disponueshmëri produktesh;
  • Monitoron stokun dhe bashkëpunon me departamentin e logjistikës për planifikimin e furnizimeve;
  • Përditëson databazën e produkteve dhe dokumentacionin përkatës në sistemet e kompanisë.
Kualifikimet dhe aftësitë:
  • Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme;
  • Aftësi të mira analitike dhe organizative;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohja e gjuhës angleze (dhe gjuhëve të tjera të huaja) përbën avantazh;
  • Përvojë e mëparshme në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
Ne ofrojmë:
  • Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
  • Mundësi për zhvillim profesional;
  • Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
📧 Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@billa.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top