Billa Albania- Arkëtare
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
Përgjegjësitë:
- Pranimi dhe përpunimi i pagesave cash, kartë, transfertë bankare, etj;
- Kontrolli dhe balancimi i arkës në fund të turnit;
- Mbajtja e një komunikimi të qartë dhe të sjellshëm me klientët;
- Zgjidhja e situatave të ndryshme gjatë procesit të pagesës në mënyrë profesionale;
- Respektimi i procedurave të sigurisë dhe politikave të kompanisë;
- Raportimi i çdo parregullsie financiare ose teknike tek drejtuesi i departamentit.
- Diplomë universitare (preferohet në ekonomi, administrim biznesi ose fusha të ngjashme);
- Eksperiencë e mëparshme në rolin e arkëtares minimumi 5 vite;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe fokus ndaj shërbimit të klientit;
- Saktësi dhe kujdes i lartë ndaj detajeve, sidomos në menaxhimin e vlerave monetare.
- Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
- Mundësi për zhvillim profesional;
- Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp