• BAUMARKET ofron vend pune: Specialist i Rrjeteve Sociale

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon dhe zhvillon rrjetet sociale të kompanisë (Facebook, Instagram, Tik Tok, Linkedin etj)
  • Promovon në rrjetet sociale aktivitetet e ndryshme të kompanisë
  • Bashkëpunon me grafikën për realizimin e fotove për story dhe postime
  • Monitoron prezencën dhe performancën e rrjeteve sociale të kompanisë
  • Komunikon në mënyrë etike me ndjekësit si dhe kujdeset t'ju përgjigjet të gjitha kërkesave që vijnë nëpërmjet rrjeteve sociale
  • Përditësohet me të rejat më të fundit të rrjeteve sociale
  • Raporton mbi ecurinë e rrjeteve sociale
  • Sugjeron plane për të rritur audiencën e rrjeteve sociale
  • Realizon detyra të tjera që mund ti kërkohen brenda departamentit

Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar Arsimin e lartë (përbën avantazh dega Marketing)
  • Të njohë programet baze të dizajnit: InDesing, Illustrator
  • Preferohet të ketë eksperiencë në pozicione punë të ngjashme që kanë lidhje me komunikimin, mirëmbajte apo menaxhim të rrjeteve sociale
  • Të ketë aftësi të mira në dizajn dhe të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve
  • Të ketë aftësi ndërvepruese dhe organizative
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe etikë profesionale
  • Të jetë aktiv dhe të përcjellë frymë pozitive në grup
  • Të ketë njohuri shumë të mira (të folur dhe të shkruar) të gjuhës Shqipe dhe asaj Angleze

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të në adresën elektronike: info@baumarket.al
 


Apply
Back
Top