• Bashkëpunëtore për Marketing & Shitje Online (Remote)

Tirane
Tipi
  1. remote | smartworking nga shtepia
  2. Freelancer | me projekt
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing Social Media | ADS | SEO
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM ZYRTAR PËR BASHKËPUNIM

Pozicioni: Bashkëpunëtore për Marketing & Shitje Online
Forma e angazhimit: Bashkëpunim i pavarur (Remote)
Vendndodhja: Punë nga shtëpia

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit tonë në sektorin e shitjeve online, kompania jonë hap aplikimet për bashkëpunëtore në fushën e marketingut dhe menaxhimit të porosive përmes rrjeteve sociale.

Përshkrimi i aktivitetit
Kompania operon në tregun e produkteve të modës dhe aksesorëve, përfshirë:
Fustane gala dhe evente speciale
Veshje për fëmijë
Atlete origjinale
Aksesorë të ndryshëm
Bizhuteri cilësore

Detyrat dhe përgjegjësitë
Publikimi i materialeve promocionale të ofruara nga kompania në rrjetet sociale (Facebook, Instagram, TikTok, etj.).
Angazhimi në grupe të targetuara sipas strategjisë së marketingut.
Komunikimi korrekt dhe profesional me klientët e interesuar.
Mbledhja dhe dërgimi i të dhënave të porosive tek ekipi përgjegjës për përpunim dhe shpërndarje.
Kompania mbulon procesin e stokut, paketimit dhe logjistikës së dërgesave.

Kriteret e aplikimit
Minimumi 2–3 llogari aktive në Facebook.
Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
Qasje profesionale dhe etikë pune.
Gatishmëri për të ndjekur udhëzimet dhe procedurat e brendshme.

Ofrohet
Regjistrim dhe trajnim fillestar falas.
Mbështetje e vazhdueshme nga ekipi menaxherial.
Pagesë mujore me sistem përqindjeje mbi shitjet e realizuara.
Mundësi zhvillimi dhe rritjeje brenda strukturës së bashkëpunimit.

Procedura e aplikimit
Të interesuarat ftohen të kontaktojnë në WhatsApp:
0697355903

Vetëm kandidatet që plotësojnë kriteret do të ftohen për informim të detajuar mbi kushtet e bashkëpunimit.
 


WhatsApp
Back
Top