• Associate Program Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Inxh. Ndertimi
  4. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Ndihmës Menaxher Programi
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Ofron ekspertizë dhe mbështetje për monitorimin e ecurisë së programit dhe ekzekutimin e proceseve të inicuara nga Menaxheri i Programit. Ai është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve, resurseve dhe palëve të përfshira në projekte në bashkëpunim me Menaxherin e Programit duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e cilësisë, buxhetit dhe sigurisë në punë. Në kryerjen e këtyre detyrave ai menaxhon, koordinon, monitoron, organizon dhe raporton të gjitha proceset e inicuara nga Menaxheri i Programit në mënyrë që programi të arrijë objektivat strategjike, të arrijë rezultate të suksesshme dhe të tejkalojë pritshmëritë e klientit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e proceseve të programit në mënyrë që të arrihen objektivat strategjike, duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e buxhetit, kërkesat kohore dhe standardet e cilësisë;​
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Programit për të kuptuar kërkesat e programit, objektivat, materialet e nevojshme dhe për të raportuar ecurinë e proceseve;​
  • Monitoron realizimin e objektivave, proceset e projektimit, proceset e oponencave, proceset e përgatitjes së dokumentacioneve ligjore për miratimin dhe zbardhjen e lejeve të ndërtimit, duke mbajtur korrespondencë dhe duke dokumentuar me shkrim të gjithë informacionin e mbledhur;​
  • Përgatit raporte periodike në formatin e standardizuar (Microsoft Project), në lidhje me ecurinë e zhvillimeve ndërtimore, duke realizuar vizita në terren sipas një frekuence dhe grafiku të miratuar;​
  • Mbështet Menaxherin e Programit për raportet financiare dhe jo-financiare, për të gjeneruar zgjidhje ose përmirësime;​
  • Mbështet përgatitjen e dosjeve të ndryshme tekniko-ligjore për kolaudimin dhe hipotekimin e objektit​
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera të përfshira në proces për ndjekjen teknike të projekteve;​
  • Evidenton problematikat në progresin dhe zhvillimin e projekteve të programit dhe propozon masa korrektuese te Menaxheri i Programit;​
  • Mbështet përgatitjen e grafikëve të punimeve dhe monitoron realizimin e tyre brenda afateve të përcaktuara;​
  • Monitoron ecurinë e të gjitha kontratave të lidhura midis SPV-së së Programit dhe aktorëve/partnerëve/palëve të përfshira në kontrata​
  • Monitoron marrëdhëniet kontraktuale me pronarët e truallit përkundrejt pretendimeve apo kërkesave që ata mund të kenë ndaj investitorëve;​
  • Mbështet në përgatitjen e buxhetit të projekteve, kur është e nevojshme;​
  • Monitoron realizimin e projekteve sipas Planit të Biznesit dhe bën përditësimin e tij;​
  • Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit;​
  • Vlerëson vazhdimisht mundësitë për përmirësimin e procesit, rritjen e inovacionit dhe optimizimin e kostos, për të rritur cilësinë e projektit dhe kënaqësinë e klientit;​
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga supervizori.​

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi, Menaxhim, Financë-Bankë

Kualifikime të tjera:​
  • Të ketë të paktën 7 vite eksperiencë pune në projektim / menaxhim projektesh ndërtimore;​
  • Të ketë njohuri për proceset e lejeve të ndërtimit, dokumentacionit ndërtimor dhe materialeve të ndërtimit;​
  • Të ketë eksperiencë në përgatitjen dhe ndjekjen e Biznes Planeve;​
  • Aftësi të forta komunikimi verbale dhe të shkruara për të ndërvepruar në mënyrë efektive me anëtarët e ekipit, palët e interesuara etj;​
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të monitoruar, dokumentuar, dhe përpiluar raporte në mënyrë eficente dhe lehtësisht të kuptueshme;​
  • Të ketë njohuri shumë të mira për përdorimin e programeve si WORD, EXCEL, POWERPOINT, CAD, ETC (përbën avantazh përdorimi i mirë i MR-PROJECT ose PRIMAVERA);​
  • Njohja me metodologjitë, mjetet dhe teknikat e menaxhimit të projektit.​
  • Aftësi për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumta njëkohësisht, duke siguruar që afatet janë përmbushur dhe burimet janë shpërndarë në mënyrë efikase;​
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive brenda një mjedisi ekipor, duke bashkëpunuar me anëtarët e ekipit dhe palët e interesuara për të arritur qëllimet e projektit;​
  • Gatishmëria për t'iu përshtatur kërkesave dhe rrethanave në ndryshim të projektit, dhe aftësia për të ofruar ndihmë dhe kontribut për të arritur objektivat e projektit.​
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...6/Associate-Program-Manager?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 26/08/2025

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top