• Associate Construction Program Manager

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.





Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group
, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale



Pozicioni: Ndihmës Drejtues Programi në Ndërtim

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Headquarters & on site (Palasa)



Përmbledhja e Pozicionit: Ndihmës Drejtues Programi në Ndërtim zbaton direktivat e Drejtuesit të Programit në Ndërtim. Ai menaxhon, koordinon, mbështet dhe organizon të gjitha proçeset e iniciuara nga Drejtuesi i Programit në Ndërtim.



Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e projekteve;
  • Menaxhon implementimin e ndryshimeve dhe grafikun e çdo projekti;
  • Koordinon përparësitë dhe burimet njerëzore dhe financiare midis projekteve;
  • Përgatit pipe line dhe grafikun e punimeve për çdo projekt, bën update përkatëse dhe përgatit raportin mujor për çdo projekt;
  • Koordinon mbajtjen e takimeve me stafin e dedikuar dhe departamentet e tjera te lidhura me projektin;
  • Evidenton dhe siguron nevojat e duhura për të siguruar që projekti realizohet në kohë dhe buxhet;
  • Raporton statusin e çdo projekti, mbikqyr dhe zhvillon dokumentacionin e lidhur me projektet, jep ide dhe implementon metodologjitë e reja për të përmirësuar ecurinë e tyre;
  • Asiston dhe/ose përgatit Cost Kontroll dhe Cashflow të buxhetit
  • Analizon nevojat e projektit, plotëson kërkesat për transparencë, për finalizim dhe qëndrueshmëri në ecurinë e fazave të zhvillimit;
  • Mbështet zhvillimin e projektit sipas planit dhe buxhetit për të gjitha aktivitetet e projektit;
  • Me fillimin e zbatimit të projektit, asiston në menaxhimin e stafit të kantiereve, stafit të departamentit të financës, stafit të departamentit të kostos, stafit të departamentit të arkitekturës të lidhur me projektin;
  • Kujdeset të sigurohet dhe shpërndahet i gjithë informacionin që ndikon projektin/et, me qëllim për të mbajtur një sistem perfekt të menaxhimit të projektit që në fazën e projektimit dhe miratimit të lejes deri në dorëzimin e të gjithë dokumentacionit për kolaudimin dhe pajisje me leje shfrytëzimi të projektit;
  • Asiston dhe mbështet ecurinë e zbatimit të kërkesave të klientit për çdo projekt me strukturën që menaxhon klientin;
  • Asiston ecurinë e përgatitjes së paketave të projektimit dhe draft kontratave;
  • Mbikqyr ecurinë e kontratave me kontraktorët dhe analizon arsyet e devijancave për ato kontrata që i kërkohet një raport i detajuar;
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në cdo projekt, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
  • Përgatitjen e raporteve javore me problematika dhe ecurinë përkatëse të projekteve;
  • Ndjek dhe raporton për të gjitha çeshtjet që lidhen me institucionet shtetërore (përfshi lokale) në zonat ku zhvillohen projektet, Bashki, OSHEE, UK, MNZ etj
  • Kryen detyra të tjera që i ngarkohen.


Edukimi:
Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi



Kualifikime të tjera:



Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi

Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;

Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;

Aftësi për të menaxhuar burimet njerëzore të brigadës;

Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;

Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;

Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.);

Te ketë jo me pak se 5 vjet eksperiencë pune në Punime Civile (konstruksion & rifinitura).





Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit ne link:

https://balfinconstruction.zohorecr...onstruction-Program-Manager?source=CareerSite





Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.



Afati i dorëzimit:
14.03.2024


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top