• Asistente Ekzekutive - Neptun Albania

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
  2. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni: Asistente Ekzekutive

Vendodhja: Tiranë


Asistente e Drejtorit Ekzekutiv-s do të trajtojë një gamë të gjerë detyrash të lidhura me mbështetjen administrative dhe ekzekutive dhe do të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur me pak ose aspak mbikëqyrje.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Koordinon dhe menaxhon axhendën e Drejtorit Ekzekutiv, si dhe detyrat administrative të zyrës përkatëse.
- Mban marrëdhënie korrekte dhe profesionale me ekipin menaxherial dhe palët e tjera të brendshme apo të jashtme.
- Programon dhe organizon aktivitete, takime, konferenca, komitete dhe projekte të veçanta, duke administruar axhendën ditore të Drejtorit Ekzekutiv.
- Harton dhe përgatit raporte, korrespondencë, memorandume, formularë, agjenda, prezantime dhe procesverbale të mbledhjeve; verifikon dokumentet për saktësi, plotësi dhe përputhshmëri me formatet e vendosura.
- Mirëmban dokumentacionin e zyrës së Drejtorit Ekzekutiv në formë elektronike dhe fizike, duke garantuar konfidencialitetin dhe përdorimin e informacionit vetëm me autorizimin përkatës.
- Administron korrespondencën hyrëse dhe dalëse të Drejtorit Ekzekutiv, duke përfshirë regjistrimin, shpërndarjen dhe evidentimin e të dhënave përkatëse në databazë.
- Përgatit dhe përpunon raporte apo të dhëna të ndryshme statistikore në mbështetje të Drejtorit Ekzekutiv.
-Siguron komunikimin dhe koordinimin ndërmjet Drejtorit Ekzekutiv dhe kontakteve të tjera, për të garantuar rrjedhë të rregullt të informacionit edhe në mungesë të tij.
- Organizon udhëtimet e punës dhe vizitat zyrtare të Drejtorit Ekzekutiv dhe të vizitorëve, duke përfshirë aranzhimet e udhëtimit dhe akomodimit.
- Administron protokollin e takimeve të Drejtorit Ekzekutiv brenda dhe jashtë ambienteve të kompanisë.
- Ndjek dhe përcjell direktivat e Drejtorit Ekzekutiv tek menaxherët dhe funksionet përkatëse.
- Monitoron median e shkruar dhe elektronike dhe informon Drejtorin Ekzekutiv për çështje me rëndësi të veçantë (politike, ekonomike apo të konkurrencës) që mund të ndikojnë në biznesin e kompanisë.
- Mbikëqyr zbatimin e udhëzimeve administrative në lidhje me funksionimin dhe kushtet fizike të Back Office, duke rekomanduar përmirësime kur është e nevojshme.
- Administron inventarin dhe furnizimet e zyrës, duke parashikuar nevojat dhe duke koordinuar porositë përkatëse.
- Siguron funksionimin e pajisjeve të zyrës dhe koordinon mirëmbajtjen apo zgjidhjen e problemeve teknike kur është e nevojshme.
- Ofron mbështetje administrative për zyrat e tjera dhe delegon detyra tek anëtarët e stafit kur kërkohet.

Kualifikimet:

- Diplomë Bachelor (MBA e preferuar);
- Minimumi 2 vite eksperience ne pozicione te ngjashme;
- Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar);
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike;
- Aftësi të forta administruese;
- Aftësi për të punuar nën presion dhe afate të vështira.


Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën hr@neptun.al

* Të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top