• Asistent i Menaxherit të Programit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Inxhinieri
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.


Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Asistent i Menaxherit të Programit

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Ofron mbështetje për Menaxherin duke koordinuar aktivitetet që lidhen me të gjitha projektet. Siguron vazhdimësinë dhe efikasitetin e çdo projekti nga fillimi në fund, përmes komunikimit të qartë me të gjitha palët e përfshira. Përgatit raporte dhe organizon takime, përpilon minutat e takimit, koordinon shpërndarjen e korrespodencës, sistemon dokumentacionin fizik të projekteve dhe kujdeset për protokollin hyrës dhe dalës.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Menaxhon në tërësi axhendën e Menaxherit të Programit, organizon takime me stafin dhe bashkëpunëtorët, njofton të gjithë pjesëmarrësit në kohë për vendndodhjen dhe orarin e takimit, mban minutat e takimit si dhe i ndjek ato me personat përgjegjës deri në finalizim;​
  • Suporton në hartimin/editimin e raporteve, shkresave dhe kujdeset që ti dërgohen personave/institucioneve përkatese;​
  • Trajton materiale dhe dokumenta konfidenciale në mënyrë profesionale;​
  • Siguron që i gjithë dokumentacioni i projektit të jetë i saktë dhe i ngarkuar në sistemet e përbashkëta të brendshme dhe të jashtme;​
  • Kujdeset për ndarjen dhe sistemimin e dokumenteve të projekteve:​
  • Vendos në dispozicion të punonjësve, dokumentacionin e nevojshëm për shfrytëzim;​
  • Protokollon dokumentacionin hyrës dhe dalës sipas procedurës së protokollimit;​
  • Suporton stafin për dorëzimin e dokumenteve në arkivë;​
  • Suporton stafin në mënyrën e protokollimit dhe arkivimit të dokumenteve në SharePoint;​
  • Menaxhon dokumentacionet hyrëse dhe dalëse në dosje, shoqëruar me indeksin përkatës;​
  • Zhvillon dhe formaton dokumente të ndryshme për nevojë të menaxherit;​
  • Skanon kontratat dhe i vendos në intranet sipas natyrës së tyre;​
  • Përkthen saktë dokumentet në kohën e kërkuar dhe me cilësinë e kërkuar;​
  • Sigurohet që dokumentacioni i sjellë për firmë tek Menaxheri, të ketë Relacionin shoqërues të firmosur nga palët.​
Edukimi: Të zotëroj diplomë universiteti në Arkitekturë/Inxhinieri

Kualifikime të tjera:​
  • Të paktën 2 vite përvojë pune në të njëjtën industri;​
  • Aftësi të mira në Microsoft Office, duke përfshirë Word, Excel dhe PowerPoint. Përvoja me aplikacione të tjera si: CAD, MS-PROJECT është thelbësore;​
  • Aftësi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal. Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (Zotërimi i një gjuhe tjetër të komunitetit europian përbën avantazh);​
  • Aftësi shumë të mira organizative, planifikuese, komerciale dhe komunikuese;​
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencën e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;​
  • Aftësi për t'i paraqitur çështjet në mënyrë sa më efikase, si dhe për të përpiluar raporte të ndryshme, etj.​

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000001781001/Asistent-i-Menaxherit-të-Programit?source=CareerSite



Afati i aplikimit: 22/02/2024

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top