• Asistent/e Menaxher Dyqani

Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Hollande, me afërsisht 5’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni i punës: Asistent/e Menaxher Dyqani
Departamenti: Retail
Vendndodhja: Jumbo Tiranë

Përmbledhje: Një Asistent Menaxher Dyqani është përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e të gjithë proceseve operacionale dhe vendimarrjen në dyqan. Ai kujdeset për aplikimin korrekt të standarteve të kompanisë, optimizimin e shitjes, rritjen e rendimentit të njësisë që ai drejton, zhvillimin profesional të ekipit të tij dhe prezencën e markës në sytë e klientit duke ofruar një shërbim të shkëlqyer që tejkalon pritshmëritë e klientit. Monitoron në mënyrë të vazhdueshme të gjithë punët e departamenteve të dyqanit si kasat, magazina, marketi.

Detyrat

  • Kontrollon vazhdimisht pastërtinë e dyqanit gjatë ditës dhe merr masa që dyqani të ketë një paraqitje të mirë përsa i përket pastërtisë dhe higjenës.
  • Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit në tërësi si të marketit edhe të magazinës duke u kujdesur për sigurinë e produktit.
  • Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandiser-it të Jumbos në dyqan duke marrë rol aktiv në procesin e vendimarrjes.
  • Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave, dhe lëvizjet e tjera të stokut nga palët e treta.
  • Kontrollon dhe sigurohet që në dyqan çmimet gjithmonë të jenë të sakta dhe të implementuara bazuar në standartet e Jumbo.
  • Kontrollon veprimet monetare të arkës së dyqanit dhe sigurohet që ato të kryhen në përputhje me standartet e kompanisë dhe në siguri absolute.
  • Kontrollon veprimet monetare të kasave të dyqanit dhe sigurohet që ato të kryhen në përputhje me standartet e kompanisë dhe në siguri absolute.
  • Kontrollon shpenzimet mujore të marketit dhe sigurohet që ato të jenë nën buxhet.
  • Kontrollon transaksionet në arka për shpejtësinë, saktësinë dhe cilësinë të shërbimit.
  • Ai/Ajo është përgjegjës për koordinimin e veprimeve në kasë (hapje mbyllje, postime ditore, numërim kasaforte, shpërndarje monedhash) dhe mirëfunksionimin e tyre në mungesë të supervizorit të arkave ose kur e shikon të nevojshme.
  • Raporton te eprori në mënyrë periodike dhe kur i kërkohet.
  • Përpilon dhe përgatit raporte të ndryshme të kërkuara nga eprori ose nga departamentet e Zyrave Qëndrore.
  • Merr rol aktiv në procesin e rekrutimit duke intervistuar stafin operacional në bashkëpunim me departamentin e Burimeve Njerëzore.
  • Mban përgjegjësi për stokun e dyqanit dhe inventarin dhe merr masa korrigjuese, parandaluese për rezultate të kënaqshme.

Kualifikimet

KËRKESAT:

  • Arsim i lartë.
  • Të paktën dy vite përvoje pune në menaxhim (Retail përbën avantazh).
  • Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera.
  • Njohja e paketës Microsoft Office në nivel të avancuar.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi organizative dhe drejtuese;
  • Aftësi orientuese drejt cilësisë dhe rendimentit;
  • Aftësi monitoruese dhe motivuese;
  • Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
  • Aftësi për tu përballur me situata të ndryshme të momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në çdo kohë;
  • Aftësi për të krijuar besim te kolegët dhe eprorët;
Shënime
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail brenda datës 30/04/2024, në adresën tonë elektronike hr@jumbo.al.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top