• Asistent Drejtues i Operacioneve - Dega Laç

Detyrat dhe Pergjegjesite:

• Zotëron dhe qëndron i/e përditësuar me të gjitha Politikat & Rregulloret në lidhje me ngarkesën e punës operacionale dhe sigurohet që stafi operacional nën autoritetin e tij/saj është I vetëdijshëm dhe i njohur me to.
• Këshillojë/trajnojë stafin e ri, të sigurohet që stafi të trajnohet në nivelin më të lartë dhe të ndjekë rritjen dhe performancën e tyre.
• Koordinon dhe monitoron ngarkesën e ditore të punës.
• Sigurohet që të gjitha kërkesat e klientëve të përmbushen në kohë nga stafi I operacioneve.
• Kontrollon saktësinë, përputhjen, përshtatshmërinë e çdo transaksioni në përputhje me Politikat dhe Rregulloret në fuqi dhe i autorizon ato në kohë.
• Përgjegjës/e për menaxhimin e Cash-it të degës.
• Përgjegjës/e për menaxhimin e kasafortës.
• Përgjegjës për kalimin e Cash-it në ATM sipas Manualit të ATM-së.
• Të monitorojë në mënyrë strikte proçesin e e transportit të fondeve në degë, me qëllimin kryesor përfundimin e transaksioneve sa më shpejt që të jetë e mundur.
• Të ndjekë në mënyrë strikte manualin e Kartave dhe PIN-ve në BKT dhe të gjitha proçedurat e fundit të operacioneve me kartat.
• Kujdeset për mirëmbajtjen, arkivimin dhe ruajtjen e dokumentave sipas rregullave të degës.
• Përgjegjës për një paraqitje të përshtatshmë të ambjentit të degës sipas standardeve të kërkuara dhe ekspozimin e duhur të broshurave të marketingut.
• Të jetë i/e rezervuar dhe të ruhet konfidencialitetin e informacionit bankar gjatë kryerjes së detyrës së tij/saj.
• Kryen detyra të tjera të caktuara nga eprori, brenda kuadrit të pozicioneve të bankës.

Kerkesat:

• Të jetë i/e diplomuar nga Fakulteti i Ekonomisë.
• Preferohet një përvojë minimale 3 vjeçare në sektorin bankar.
• Të jetë i/e sinqertë dhe të tregojë integritet të fortë moral.
• Aftësi të forta organizative dhe mbikëqyrëse.
• Të ketë aftësinë për të arritur vendime të shpejta dhe të përshtatshme.
• Të jetë kreativ, kureshtar dhe përgjegjës.
• Të krijojë marrëdhënie të mira me kolegët dhe klientët.
• Lojtar proaktiv i skuadrës.
• Të ketë aftësi shumë të mira përfaqësimi dhe koordinimi.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese verbale dhe të shkruara.
• Të jetë bindës dhe të frymëzojë besim tek klientët.
• Të ketë aftësi për të zgjidhur probleme të ndryshme.
• Të ketë aftësi shumë të mira në kompjuter.
• Njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

Kandidatet e interesuar te aplikojne nepermjet link https://cv.bkt.com.al/candidate/job_search# ose te dergojne CV ne adresen e email humanresources@bkt.com.al deri me 10.03.2024 dhe te specifikojne pozicionin per te cilin aplikojne.
 


Apply
Back
Top