• Arkitekt

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Arkitekt
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti është personi që përgatit dokumentacionin për leje ndërtimi dhe kolaudim, përgatit vizatimet arkitekturore, programon proceset e aplikimeve për leje ndërtimi, kolaudim dhe/ose hipotekim, si dhe koordinon me drejtuesit e projekteve për plotësimin në kohë të dokumentacionit të nevojshëm për aplikime. Gjithashtu ndjek veprimet për bashkime, ndarje dhe regjistrime pasurish.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Harton dokumentacionin tekniko-ligjor për aplikime për Leje Zhvillimi, Leje Ndërtimi etj.;​
  • Kontrollon projektet e dorëzuara nga stafi i projektimit për aplikime për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e institucionit përkatës;​
  • Kontrollon preventivat e dorëzuara nga kostistët për aplikime për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin dhe kërkesat përkatëse;​
  • Harton grafikët e aplikimeve për leje ndërtimi deri në hipotekim;​
  • Rakordon plan-rilevimet për ndarje, bashkime ose regjistrime pasurish;​
  • Harton dokumentacionin shoqërues, kërkesa dhe autorizime për aplikime në institucione;​
  • Kontrollon raportet e mbikëqyrësve dhe kolaudatorëve;​
  • Koordinon me koordinatorët e projekteve për aplikimet fizike në institucione;​
  • Bën aplikime online për leje të ndryshme;​
  • Krijon skica paraprake, duke përdorur software të përshtatshëm projektimi (p.sh. CAD), që sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyrën e ndërtimit, vendndodhjen dhe pamjen e brendshme;​
  • Harton struktura në përputhje me kërkesat e klientëve dhe me legjislacionin/rregulloret në fuqi;​
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesve urbanë, kontraktorëve dhe arkitektëve të tjerë;​
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt.​
Edukimi: Diplomë universitare në Arkitekturë

Kualifikime të tjera:​
  • Të paktën 5 vite eksperiencë në fushën e projektimit dhe aplikimeve për Leje Ndërtimi;​
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit të ndërtimit dhe të platformës e-Albania;​
  • Njohuri shumë të mira të normave të projektimit;​
  • Aftësi kritike në dhënien e zgjidhjeve për detajet e zbatimit;​
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje të qartë të ideve dhe zgjidhjeve;​
  • Aftësi për të punuar në skuadër;​
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;​
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;​
  • Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, AutoCAD; përparësi kanë programet e avancuara si Revit, etj.​
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...05972000003287001/Architect?source=CareerSite

Afati i dorëzimit: 04/07/2025

Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top