• Arkitekt Zbatimi | Balfin Construction

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.


Pozicioni: Arkitekt Zbatimi

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Green Coast, Palase


Përmbledhja e Pozicionit:

Arkitekti i Zbatimit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Koordinimi dhe zbatimi i projektit duke mbajtur lidhje te vazhdueshme me studiot e projektimit, konsulentin apo klientin ne lidhje me projektin;
  • Sigurohet qe materialet e dhena per zbatim te jene te plota dhe te gatshme per zbatim ne raport me disiplinat e projektit dhe kryen plotesimet e nevojshme per kantierin sipas nevojes;.
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
  • Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kerkesat e tij;
  • Ndihmon ne programimin e proceseve te punimeve ndertimore dhe arkitekturore, bazuar ne grafikun e përgjithshëm te punimeve;
  • Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Ndjek punimet e rifiniturave si dhe mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
  • Dokumenton te gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin perkates per azhornimet e projekteve dhe kujdeset per azhornimin ne kohe te projekteve perpara zbatimit.
  • Njohja me zbatimin, projektin ne terren, si dhe strukturen e kompanise ne teresi dhe te projektit ne vecanti;
  • Njohja me procedurat e kompanise, me nenkontraktoret, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
  • Perpilimi i detajve ekzekutive te projektit te zbatimit, sipas udhezimeve te eproreve;
  • Kordinimi dhe dhenia e informacioneve te nevojshme departamentit te finances per punimet e rifiniturave;
  • Menaxhon porosite e materialeve te rifiniturave ne kantier sipas projekteve dhe kerkesave te klienteve;
  • Mbajtje kronologjise se dorezimit te projekteve, ndryshime apo projekte ne dorezim te vazhdueshem nga pale te treta dhe hartimi i raporteve javore për punën idividuale dhe raport mujor mbi ecurine e projekteve dhe problematikat perkatese per zgjidhje sipas kerkeses se eproreve.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë


Kualifikime të tjera:
  • Mbi 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit;
  • Përdorimi I paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj;
  • Njohje shumë e mirë e detajeve te ndertimit, materialet dhe teknologjive ne kete fushe;
  • Aftësi shume te mira analitike për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur ne anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:

https://balfinconstruction.zohorecr...0002565028/Arkitekt-Zbatimi?source=CareerSite


Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.


Afati i dorëzimit:
04/09/2025

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top