Arkitekt Klienti | Tiranë
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Roli: Arkitekt Klienti
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e rolit: Progeen është në kërkim të një arkitekti entuziast dhe me përvojë për t'iu bashkuar ekipit tonë dinamik. Ne jemi në kërkim të një profesionisti me vëmendje të madhe ndaj detajeve dhe një qasje proaktive ndaj kërkesave specifike të klientëve dhe të shoqërisë.
Përgjegjësitë:
Kualifikimet:
Aftësi të tjera:
Përfitimet:
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 17/08/2025.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

- Përpunon materiale grafike në funksion të shitjes dhe marketimit;
- Përpunon projektin për zhvillim në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit të zyrës teknike;
- Mban komunikim të vazhdueshëm me disiplinat e tjera të zyrës teknike (MEP) dhe koordinon zbatueshmërinë e projektit;
- Azhornon në kohë vizatime sipas kërkesave të klientit në bashkëpunim me stafin teknik të zbatimit;
- Prezanton projektet te klienti;
- Analizon ofertat në përpërputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
- Analizon vizatimet e ndërtimit në përpërputhje me projektet e zhvilluara;
- Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjeve, duke i ndihmuar me materiale grafike etj, në funksion të shitjes;
- Mban marrëdhenien me klientët;
- Merr pjesë në takime me klientet për tu informuar për ndryshime që mund të kanë për hapesirat e brendshme të asetit;
- Detyra të tjera që mund ti ngarkohen lidhur me pozicionin.
Kualifikimet:
- Diplomë në Arkitekture;
- Eksperiencë pune 2-3 vite si Arkitekt.
Aftësi të tjera:
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike për programe të ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si: MC Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
- Aftësi shumë të mira organizative;
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
Përfitimet:
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Apply