• Arketare - SIN Green Coast

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Eksperienca
vetem me eksperience
Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
Revo Hospitality Group
po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Ne po kërkojmë një Cashier të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në SIN. Cashier-i luan një rol kyç në menaxhimin e fluksit financiar ditor, duke siguruar saktësi, transparencë dhe kontroll të plotë të xhirove. Ky pozicion kërkon përgjegjësi të lartë, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik.
Ekipi ynë karakterizohet nga profesionalizmi, bashkëpunimi dhe standardet e larta operacionale, ku çdo anëtar kontribuon në funksionimin efikas të njësisë.
Bashkohu me ekipin tonë për sezonin veror 2026 – ju lutemi vini re se ky pozicion është me kontratë sezonale.

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Regjistron dhe rakordon pagesat (cash, kartë, etj.) sipas procedurave të kompanisë;
  • Pranon dhe verifikon dorëzimin e xhirove nga çdo kamarier, duke kontrolluar përputhjen me raportet përkatëse;
  • Identifikon dhe raporton çdo diferencë apo mospërputhje financiare;
  • Kryen mbylljet ditore financiare duke siguruar që të gjitha transaksionet të jenë të sakta dhe të dokumentuara;
  • Përgatit raportet ditore dhe i dorëzon tek departamenti përkatës;
  • Siguron ruajtjen dhe administrimin korrekt të parave dhe dokumentacionit financiar;
  • Bashkëpunon me ekipin e shërbimit dhe menaxhimin për një operim të rregullt dhe transparent;
  • Respekton standardet e sigurisë dhe procedurat e brendshme financiare.
Kërkesat:
  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme (cashier/finance handling);
  • Aftësi të mira numerike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve;
  • Integritet dhe ndershmëri në menaxhimin e parasë;
  • Aftësi organizative dhe komunikimi;
  • Njohuri bazë në përdorimin e sistemeve POS dhe Excel;
  • Aftësi për të punuar në ambiente dinamike.
Cfarë ofrojmë:
  • Transport, shërbim ditor shuttle nga dhe drejt akomodimit për në punë.
  • Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
  • Akomodim, i siguruar nga kompania gjatë periudhës së kontratës;
  • Ambient pune profesional dhe mbështetës;
  • Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
  • Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top