ALMO Konstruksion Sh.p.k kërkon të zgjerojë stafin e saj teknik në pozicionin e Inxhinier/e Ndërtimi, Infrastrukturë (Zyrë)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
ALMO Konstruksion Sh.p.k është një kompani që operon në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e themeluar në vitin 1996.
Kompania kërkon të zgjerojë stafin e saj teknik në pozicionin:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresat e email-it:
Info@almokonstruksion.com
almokonstruksion@hotmail.com
Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit Nr. 9887, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Kompania kërkon të zgjerojë stafin e saj teknik në pozicionin:
Inxhinier/e Ndërtimi – Infrastrukturë (Zyrë)
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Të kontrollojë përputhshmërinë e projekteve dhe detajeve (identifikimin e mospërputhjeve mes projektit dhe preventivit), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, si dhe detajimin konstruktiv të elementeve të ndryshëm.
- Të përpilojë dhe kontrollojë të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor.
- Kontroll periodik të kostove në përputhje me preventivin.
- Të identifikojë, planifikojë dhe llogarisë volumet për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara.
- Të ndjekë nga fillimi deri në mbylljen e plotë dokumentacionin e projekteve.
- Të hartojë analizat teknike të zërave të punës bazuar mbi çmimet e materialeve.
- Të ketë aftësi organizative.
- Të ecë në përputhje me qëllimet dhe synimet e kompanisë.
- Të ruajë konfidencialitetin.
- Të shqyrtojë dhe interpretojë vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
Kualifikimet
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, preferohet profili Infrastrukturë dhe Transport.
- Të zotërojë shumë mirë programin AutoCAD dhe të ketë njohuri të Paketës Microsoft Office.
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata specifike në ndërtimin infrastrukturor dhe civil.
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë efikase problematikat, komunikim shumë i mirë verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj.
- Aftësi shumë të mira komunikuese, menaxheriale dhe organizuese.
- Njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Mbi 3 vite eksperiencë pune në fushë.
Aplikimi
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresat e email-it:
Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit Nr. 9887, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Apply