• ALBALIGHT shpk ofron vend pune Manaxher Shitje në terren

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Astir | Unaza e re | Teodor Keko
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Kompania ALBALIGHT shpk, me një eksperiencë shumëvjeçare në tregtimin dhe instalimin e materialeve elektrike, si dhe në projektimin dhe zbatimin e projekteve publike dhe private, është në kërkim të talenteve të reja, energjike dhe të motivuara për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional.

Për këtë arsye, kërkojmë Manaxher Shitje në terren me detyrat dhe kualifikimet si më poshtë:

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Identifikimi dhe zhvillimi i projekteve të reja të shitjes;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj;
  • Përgatit analiza të tregut dhe bën studim të tij dhe të konkurrencës, si dhe të kënaqësisë së klientit;
  • Përgatitja dhe prezantimi i ofertave teknike dhe financiare;
  • Negocimi i kontratave dhe ndjekja e tyre deri në finalizim;
  • Bashkëpunimi me departamentin teknik për realizimin e projekteve;
  • Monitorimi i progresit të projekteve dhe sigurimi i përmbushjes së afateve;

Kualifikimet:
  • Eksperiencë në shitje (projekte) ose role të ngjashme;
  • Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
  • Njohuri të mira të tregut dhe menaxhimit të projekteve;
  • Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve;
  • Të zotërojë lejë drejtimi kategoria B;

Shënime

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën e emailit: info@albalight.al ose në Whatsapp 068 444 5550.
Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e lartpërmendura do të kontaktohen.
 


Apply WhatsApp
Back
Top