• ALBALIGHT shpk ofron vend pune Manaxher Shitje (distribucion)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Astir | Unaza e re | Teodor Keko
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Kompania ALBALIGHT shpk, me një eksperiencë shumëvjeçare në tregtimin dhe instalimin e materialeve elektrike, si dhe në projektimin dhe zbatimin e projekteve publike dhe private, është në kërkim të talenteve të reja, energjike dhe të motivuara për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional.

Për këtë arsye, kërkojmë Manaxher Shitje (distribucion) me detyrat dhe kualifikimet si më poshtë:

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i rrjetit të shitjeve në distribucion;
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues, partnerët dhe të rinj;
  • Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
  • Negocion me klientët për pozicionim më të mirë dhe prezencë më të madhe të produkteve;
  • Planifikimi dhe realizimi i objektivave mujore të shitjeve;
  • Monitorimi i tregut dhe analizimi i konkurrencës;
  • Siguron kushte sa më të favorshme për prezantimin dhe vijueshmërinë e produkteve në treg;
  • Raportimi periodik mbi performancën dhe rezultatet;
Kualifikimet:
  • Eksperiencë në shitje dhe/ose distribucion;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi;
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese;
  • Njohuri të tregut dhe orientim drejt rezultateve;
  • Të zotërojë lejë drejtimi kategoria B;

Shënime

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën e emailit: info@albalight.al ose në Whatsapp 068 444 5550.
Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e lartpërmendura do të kontaktohen.





Cel. : 0684445550
 


Apply WhatsApp
Back
Top