• AKH Consulting së bashku me lektorët e administratës tatimore do të zhvillojë trajnimin mbi “Ndryshimet e fundit të Ligjit të Procedurave Tatimore”

Në datat *23/24/25 Qershor,* AKH Consulting së bashku me lektorët e administratës tatimore do të zhvillojë trajnimin mbi “Ndryshimet e fundit të Ligjit të Procedurave Tatimore”.

Në këtë trajnim, pjesëmarrësit do të njihen me:

*1.* Ndryshimet e fundit të ligjit Nr 9920 “Për Procedurat Tatimore në RSH” (PAKETA E RE FISKALE 2023).
*2* . Ndryshimet e fundit të ligjit Nr 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH”, i ndryshuar.
*3* . Ligj Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar
*4* . Ligji Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit” i ndryshuar( ndryshimet në sistemin e Fiskalizimit). Procedura që duhet të ndjekin tatimpaguesit me kalimin e librave të shitjes dhe të blerjes
*5* .Ligji Nr.43/2016 i ndryshuar,për marrëveshjet ndërkombëtare në RSH.

*Metodologjia*

Pjesëmarrësit do të inkurajohen të diskutojnë raste praktike mbi të cilët ata kanë njohuri apo të diskutojnë mbi probleme që mund t’u lindin për shkak të politikave tatimore ose të administrimit të tatimeve përkatëse.

*Kush mund ta ndjekë*

Trajnimin mund ta ndjekin të gjithë të interesuarit: Ekonomistë,kontabilistë, juristë,sipërmarrës,administratorë, punonjës të administratës,studentë të Ekonomise dhe të të gjitha fushave dhe çdo individ që dëshiron të kuptojë dhe mësojë praktikisht si funksionon dhe ndryshimet e fundit të Legjislacionit Tatimor në Republikën e Shqipërisë dhe Paketën e re Fiskale.

*Pagesa*

Tarifa e pjesëmarrjes për të tre ditët në trajnim është *80 Euro* , ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe *çertifikata* e pjesëmarrjes në fund të trajnimit. Mund të paguhet fizikisht pranë AKH Consulting ose në llogarinë bankare në BKT.

*Vendodhja*

*Hotel Mondial*
Rr"Muhamet Gjollesha",pranë 21 Dhjetorit,Tiranë

*Afati I Aplikimit*

20 Qershor
Kontakt Cel/Wapp: +35568 8383 995

Na kontaktoni për programin e detajuar të trajnimit.
Cel. : +355688383995
 


Contact WhatsApp
Back
Top