• Agjent Shitjesh në Terren

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
“MSE” sh.p.k është një kompani shqiptare e specializuar në shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore, e krijuar nga një ekip profesionistësh me eksperiencë në teknologjinë mjekësore dhe shërbimet inxhinierike.

Kompania është distributor i disa prej brandeve më të njohura ndërkombëtare në fushën e pajisjeve mjekësore si: Mindray, Olympus, Dräger, Gima, Esco, Drgem, Carestream, Varian, Planmed, Edan, Archimed etj.

Me një ekip të motivuar dhe procese efikase, MSE synon të bëhet një nga kompanitë kryesore të furnizimit dhe zgjidhjeve në sektorin e teknologjisë mjekësore në Shqipëri dhe rajon.

Për zgjerimin e aktivitetit, kompania kërkon të punësojë:

Pozicioni: Medical Representative (MedRep)
Vendndodhja:
Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier

PËRGJEGJËSITË KRYESORE
  • Promovimi i produkteve dhe shërbimeve në strukura mjeksore, tek mjekët dhe klinikat sipas specialiteteve përkatëse.
  • Vizita periodike në klinika, spitale dhe qendra diagnostike brenda territorit të caktuar.
  • Identifikimi i klinikave dhe partnerëve të rinj potencialë.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me mjekë dhe administratorë klinikash.
  • Prezantimi i zgjidhjeve të personalizuara bazuar në nevojat e klientëve.
  • Monitorimi i tregut, analizimi i konkurrencës dhe raportimi i informacionit relevant.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e shitjeve dhe menaxhmentin për arritjen e objektivave.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi aktivitetin dhe rezultatet në terren.
  • Respektimi i procedurave dhe politikave të kompanisë duke garantuar konfidencialitetin.

KRITERET
  • Diplomë universitare.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
  • Eksperiencë e mëparshme në marketing farmaceutik ose në shitje të produkteve mjekësore përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe shitjeje.
  • Integritet, përgjegjshmëri dhe besueshmëri e lartë.
  • Aftësi të mira organizimi të punës në terren dhe menaxhimit të kohës.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të zgjidhur probleme.
  • Patentë drejtimi automjeti.

NE OFROJMË
  • Kushte shumë të mira pune.
  • Pagë konkurruese dhe bonus në bazë performance.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime mbi teknologjitë mjekësore.
  • Punë me brandet lider në industrinë e pajisjeve mjekësore.
  • Bonus në fund të vitit dhe përfitime të tjera.
  • Orari i punës: E Hënë – E Premte, 8 orë në ditë.
Nëse mendoni se jeni kandidati i duhur, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj deri më datë 15.04.2026 në adresën:
Email: management@

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

MSE Sh.p.k
Adresa: Rruga Diga e Liqenit, nr. pasurie 8/312, vol. 25, fq. 40, zona kadastrale 8270
www.mse.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
 
Back
Top