• Agjent Shitjeje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
Agjenti i Shitjes është përgjegjës për promovimin dhe shitjen e produkteve të kompanisë (bojëra dhe materiale ndërtimi), zhvillimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe identifikimin e mundësive të reja të biznesit, me qëllim rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e portofolit të klientëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë​

  • Promovon dhe prezanton produktet e kompanisë te klientët ekzistues dhe potencialë.
  • Viziton rregullisht dyqane, distributorë, kompani ndërtimi, studio projektimi dhe klientë të tjerë sipas planit të punës.
  • Identifikon klientë të rinj dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata bashkëpunimi.
  • Përgatit oferta, negocion kushtet e bashkëpunimit dhe ndjek procesin e shitjes deri në finalizim.
  • Ofron këshillim mbi përdorimin dhe përzgjedhjen e produkteve sipas nevojave të klientit.
  • Monitoron tregun, aktivitetin e konkurrentëve dhe identifikon mundësi për zhvillimin e shitjeve.
  • Ndjek porositë, pagesat dhe bashkëpunon me departamentet përkatëse për realizimin e tyre.
  • Përgatit raporte periodike mbi aktivitetin e shitjeve dhe rezultatet e arritura.
  • Përfaqëson kompaninë me profesionalizëm gjatë takimeve dhe aktiviteteve tregtare.

Kualifikimet​

  • Diplomë universitare ose arsim i mesëm profesional.
  • Eksperiencë në shitje në terren përbën avantazh.
  • Eksperienca në sektorin e bojërave përbën avantazh të fortë.
  • Njohuri bazë të paketës Microsoft Office.
  • Leje drejtimi, kategoria B.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
  • Orientim drejt arritjes së objektivave të shitjes.
  • Aftësi për ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me klientët.
  • Organizim i mirë i punës dhe menaxhim efektiv i kohës.
  • Vetë-motivim, iniciativë dhe përgjegjshmëri.
  • Gatishmëri për lëvizje dhe punë në terren.

Ofrohet​

  • Kontratë e rregullt pune.
  • Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
  • Ambient pune profesional dhe dinamik.
Klikoni ketu per te aplikuar 👇
Apliko ketu!
 


Apply WhatsApp
Back
Top