• Account Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
image.php


Mantic shpk
është një kompani e Shërbimeve të Konsulencës së Teknologjisë së Informacionit që është e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve për të përmbushur nevojat e klientëve, e cila i ofron bizneseve të vogla dhe të mesme shërbime IT të shkëlqyera me kosto efektive dhe zgjidhje që do të përmirësojnë funksionalitetin e sistemeve tuaja të informacionit aktual. Shërbimet e IT që kompania ofron janë zgjidhje që përfshijnë pajisje kompjuterike, softwear, mbështetje teknike, etj.


Kompania po kërkon persona të kualifikuar në pozicionin:

Account Manager
Përshkrim i Përgjithshëm

Account Manager është përgjegjës për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Siguron përputhjen e kërkesave me legjislacionin e Drejtorisë së Tatimeve dhe Taksave.
  • Zhvillon, zbaton procedurat financiare të kontabilitetit fiskal.
  • Kontabilizon veprimet bankare, fatura blerje, fatura shitje dhe daljet.
  • Realizon rakordimet mujor të librave të blerjes/shitjes me zyrën kontabël;
  • Kontrollon dhe analizon të gjitha ndryshimet e bëra në sistemin e tatimeve;
  • Realizon të gjithë deklarimet në faqen e sistemit tatimor;
  • Kontrollon sistemimin e informacionit të kompanise duke përfshirë buxhetimin, planifikimin;
  • Zbaton planin strategjik fiskal të biznesit dhe të projekteve;
  • Kontrollon dhe kontabilizon importet e shoqerisë në përputhje me deklaratat doganore.
  • Analizon likuiditetin (Cash Flow), kontrollon kostot dhe shpenzimet me qëllim që të ofrojë informacionin e duhur te Drejtuesi i kompanisë.
  • Analizon deklaratat financiare me qëllim evidentimin e dobësive dhe parashikimin e tyre.
  • Mbyll të gjithë llogaritë kontabel së bashku me ekspertin kontabel për kompaninë
  • Projekte/detyra të tjera të caktuara për përfitimin e përgjithshëm të kompanisë.
Kualifikimet dhe Aftësitë
  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë ne Fakultetin e Ekonomisë për Financë-Kontabilitet
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune si Kontabilist preferohet në kompani me veprimtari ne telekomunikacion.
  • Të njohë shumë mirë ‘’Paketën Office’’ dhe programet financiare.
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike, organizuese dhe ndërveprimi me të tjerët.
  • Të zotrojë në nivel të mirë gjuhën Angleze.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese si verbale ashtu edhe në të shkruar.

Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem dërgoni Cv-në në adresën: hr@mantic.al / Kontakt 069 23 98 852
 


Apply WhatsApp
Back
Top