• 📍 Prush, Vaqarr, Klimateknika TB2 kerkon Punonjes Pirunist në Magazinë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
vetem me eksperience
Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.

Punonjes Pirunist në Magazinë është përgjegjës për kryerjen e detyrave të ngarkim-shkarkimit dhe sistemimit të mallrave brenda magazinës, duke siguruar saktësi në ndjekjen e udhëzimeve të magazinierit për nxjerrjen e mallrave. Vendndodhja Prush -Vaqarr

  • Sistemimi dhe organizimi i mallrave me pirun ne magazine
  • Ndihmon në proceset e ngarkim-shkarkimit të mallrave që vijnë dhe largohen nga magazina, duke siguruar ruajtjen e mallrave në gjendje të mirë.
  • Bashkëpunon me ekipin për të përmbushur standardet e sigurisë dhe rregullat e brendshme gjatë procesit të ngarkimit dhe shkarkimit.
  • Organizon mallrat në magazinë në përputhje me udhëzimet e magazinierit, për të mundësuar akses të lehtë dhe të shpejtë në produkte.
  • Etiketimi korrekt i produkteve përmes ngjitjes së barcode për identifikimin dhe gjurmimin e mallrave.
  • Nxjerr mallin sipas udhëzimeve të magazinierit duke ndjekur me përpikmëri kërkesat për dorëzimet ose përgatitjet e nevojshme.
  • Ndihmon në përgatitjen e mallrave për transport ose shpërndarje bazuar në kërkesat specifike.
  • Bashkëpunon me ekipin për të siguruar mbarëvajtje të punës

  • Mosha e preferuar 24-50 vjec
  • Të ketë eksperiencë minimumi 1 -vjeçare në përdorimin e pirunit
  • I komunikueshem, bashkepunues
  • I perpikte dhe i pergjegjshem
-------------------------------------------
Transporti ofrohet nga kompania
 


Apply WhatsApp
Back
Top