• “Menaxhimi i shitjeve” në datat: 30-31 Maj dhe 1 Qershor

Tirane
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin “MENAXHIMI I SHITJEVE” në datat: 30-31 Maj dhe 1 Qershor
Qëllimi i ketij trajnimi është aftësimi i pjesëmarrësve, me metodat me te avancuara, për realizimin më të mirë të shitjeve. Në thelb ai paraqet qasjen, metoda, procedurat dhe teknikat, për identifikimin dhe kthimin e një klienti potencial në klient ose konsumator real. Këtë objektiv e realizon nëpërmjet kombinimit të pjesës teorike me elementët praktikë të realizimit të shitjes. Trajnimi i drejtohet një grupi të gjerë operatorësh në shitje dhe përmbledh gjithë procedurat nga evidentimi i klientit potencial deri tek shërbimi i konsumatorit individual.
Trajnimi do të njohëe pjesëmarrësit me menaxhimin dhe teknikat e shitjes, duke i përgatitur ata për mjedise të ndryshme shitjesh, dhe si të aplikojnë këto teknika për të shitur një produkt, ide ose shërbim.
Trajnimi ofron njëkohësisht dhe sistemet e përcaktuara statistikore që përllogarisin efektivitetin e operatorëve të shitjes dhe metodat me innovative te stimulimit të tyre.
Në këtë trajnim 3 ditor do të përfshijë skenare dhe shembuj ku, do të njiheni me parimet shërbimit ndaj klientit, si dhe teknikat për të gjeneruar rezultatet më të mira dhe afatgjata për Kompanineë tuaj, duke i mabjtur dhe gjate ato . Sa herë që ju i shisni dikujt një produkt ose shërbim ju bëheni përfaqësues i shërbimit ndaj klientit dhe personi të cilit po i shisni tashmë është klienti juaj. Të dish se si të përballesh me klientin në situata të ndryshme, si t’i përgjigjesh kërkesave apo shqetësimeve të tij, duke i ofruar një eksperiencë të paharrueshme, e ndihmon kompaninë të krijojë avantazhe kundrejt konkurencës.
Ky program mbulon aftësitë kritike të shitjes, perforcimin e vazhdueshem, menaxhimin e shitjes dhe rritjen e performances, të cilat ata do të mund ti aplikojnë menjëherë në jetën e tyre profesionale.
Lektor
Lektor për këtë trajnim do të jetë Z. Genti Kaçi, Drejtor i Trajnimeve në AGNA Group, sjell një përvojë 16 vjeçare në shitje dhe mbi 9 vjet në fushën e trajnimeve.
Pas diplomimit si inxhinier pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në Universitetin Politeknik të Tiranës, vijoi me specializimin në vlerësim pronash e menaxhim pasurish, duke u fokusuar më pas në industrinë e shitjes dhe të shërbimit.
Pjesë e kësaj industrie që prej vitit 1998 Genti ka shitur, menaxhuar dhe ka trajnuar për një protofol të gjerë produktesh e shërbimesh. Energjia, ndërveprimi dhe qasja drejt përmirësimit të vazhdueshëm, e ka udhëhequr Gentin në trajnimin e mbi 1700 personave.
Trajnues në Agna Leadership Academy, Genti është bashkëautor në librin “Si të bëhesh Profesionist në Shitje” dhe ka kontribuar në disa prej librave të tjerë, të botuar nga “Agna Leadership Academy”.
Kujt i drejtohet ky Trajnim?
Ky Trajnim, u drejtohet te gjithe atyre qe punojne ne fushen e marketingut dhe te shitjeve, menaxhere te cilet deshirojne, te zhvillojne aftesite e tyre ne menaxhim, dhe te rrisin performance ne Kompani.
PROGRAMI
Dita e 1-rë (ora 16.00 – 20.00) – Hyrje në shitje

  • Çfarë është shitja dhe evolucioni i saj në kohë
  • Faktorët që ndikojnë, pengesat dhe disa mite për shitjen
  • Çfarë presin klientët
  • Tipare të shitësve të suksesshëm
  • Qasja dhe aftësitë për shitje
  • Komunikimi dhe psikologjia e shitjes
  • Know-How per te planifikuar dhe negociuar bisedat e shitjes
Dita e 2-të (ora 16.00 – 20.00) – Sisteme, teknika dhe procesi i shitjes

  • Ku mund t’i gjesh klientët?
  • Hapa për thimin e takimeve në suksese
  • Prezanto për të bindur
  • Kapërcimi i kundërshtive
  • Mbyllja e shitjes
  • Ndjekja e ecurisë së shitjes
Dita e 3-të (ora 16.00 – 20.00) – Biznesi si makinë shitjeje

  • Fokusi tek klienti, si çelës për sukses afatgjatë
  • Krijo një “dream team” në shitje
  • Menaxhimi dhe matja e performancës
  • Përmirësimi i vazhdueshëm (njerëzit dhe proceset)
STRUKTURA E TRAJNIMIT

  • Kohëzgjatja: 16: 00-20:00
  • Tarifa e pjesëmarrjes: 70 euro, ku janë të përshira materialet e kursit, dhe çertifikata në fund të tij.
  • Afati i fundit i pagesës:
  • Modalitetet e pagesës: Tarifa e pjesëmarrjes paguhet përpara fillimit të kursit dhe nuk rimbursohet në rast mosndjekjeje apo ndërprerjeje të tij. Pagesa duhet bërë pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Deparatamenti i Projekteve dhe Trajnimeve brenda datës 27.05.2016
  • Vendi: Trajnimi do të zhvillohet në Sallën e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajës Nr. 6. Tiranë.
  • Në fund të Trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë nga DHTIT.

KONTAKT
Për të marrë formularin e aplikimit, si dhe për informacione të tjera rreth trajnimit apo modaliteteve të pagesës, ju lutem kontaktoni në numrat e mëposhtëm:

Ornela Sulce
Kordinatore Trajnimesh
Tel: + 355 45 800 934
Cel: + 355 695542443
E-mail: ornela_sulce@cci.al
 


Contact WhatsApp
Back
Top