Kliko
PunaJuaj 728x120

  1. Standart Tirane, ftese per oferte FACILITETE PER ORGANIZIM TRAJNIMI

    Tiranė, mė 10.06.2022

    FTESĖ PĖR OFERTĖ

    ME OBJEKT: Facilitete tė nevojshme pėr Organizim trajnimi ( Sallė Trajnimi , drekė, pushim kafe, akomodim, darkė, pėrkthim konsekutiv) pėr SOSFF

    Shoqata SOS Fshatrat e Fėmijėve Shqipėri ėshtė njė organizatė private, pa qėllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, qė ofron kujdes afatgjatė pėr fėmijėt dhe tė rinjtė, tė cilėt kanė humbur prindėrit apo qė pėr arsye tė ndryshme nuk mund tė jetojnė me prindėrit e tyre. SOS Fshatrat e Fėmijėve mbėshtet gjithashtu fėmijėt, tė rinjtė dhe familjet nė nevojė nė komunitetet ku ato jetojnė pėrmes projekteve, qė synojnė fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve tė tyre me synim ofrimin e njė kujdesi mė cilėsor ndaj fėmijėve. SOS Fshatrat e Fėmijėve nė Shqipėri ėshtė anėtare e Organizatės Ndėrkombėtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner nė vitin 1949. Ajo ėshtė prezente nė 136 vende nė botė nė shėrbim tė fėmijėve, tė rinjve, familjeve dhe komuniteteve.

    SOS Fshatrat e Fėmijėve Shqipėri ėshtė duke implementuar projektin Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllėqeve sistemike - Mbėshtetje pėr reformat e sistemit tė mirėqenies sė fėmijėve, financuar nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development / Ministria Federale Gjermane pėr Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ.

    Nė kuadėr tė kėtij projekti pėr tė pėrmbushur qėllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fėmijėve, Shqipėri shpall kėrkesėn pėr shėrbime tė nevojshme pėr organizim trajnimi (sallė trajnimi; pushim kafe; dreke; akomodim; pėrkthim konsekutiv) nė qytetin e Tiranės.
    Koha e zhvillimit tė trajnimit do te jete e ndarė nė dy periudha : (i) trajnimi i parė 27-29 Qershor 2022; (ii) trajnimi i dytė 4-6 Korrik 2022

    Pėr ofrimin e kėtij shėrbimi SOS Fshatrat e Fėmijėve Shqipėri fton kompanitė /subjektet qė kanė nė fokus tė punės sė tyre ofrimin e shėrbimeve tė nevojshme pėr organizimin e trajnimeve ( sallė trajnimesh, pushim kafe, drekė, akomodim, darkė, pėrkthim konsekutiv) tė paraqesin interesin e tyre deri mė datė 20.06.2022 ora 08:30, duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotėsuese nėpėrmjet postės elektronike nė adresėn info@soskd.org.al.

    Pėr informacion mė tė detajuar rreth Ftesės pėr ofertė jeni tė lutur tė aksesoni dokumentacionin bashkėngjitur kėtij njoftimi.

    Faleminderit!


    SOS-Fshatrat e Fėmijėve, Zyra Nacionale,
    Rruga: ”Qemal Stafa”, P.1, Ap.15, Tirane, P.O.1524.

    info@soskd.org.al | www.soskd.org.al