Kliko
970 gjej pozicion-pune nj-premium

  1. Standart Ftese per oferte Realizimi i pushimeve verore pėr fėmijėt e Fshatit SOS

    Tiranė mė, 16.05.2022

    FTESĖ PĖR OFERTĖ ME OBJEKT: Realizimi i pushimeve verore pėr Fėmijėt e Shoqatės SOS Fshatrat e Fėmijėve Shqipėri

    Shoqata SOS Fshatrat e Fėmijėve Shqipėri ėshtė njė organizatė sociale, jo-politike dhe jo fetare, qė ofron kujdes afatgjatė me bazė familjare pėr fėmijėt,
    tė cilėt kanė humbur kujdesin prindėror, apo qė pėr arsye tė ndryshme nuk mund tė jetojnė nė familjet e tyre biologjike.

    SOS Fshatrat e Fėmijėve mbėshtet gjithashtu fėmijėt dhe familjet nė nevojė pėrmes projekteve komunitare, qė synojnė zhvillimin e kapaciteteve tė kėtyre familjeve.
    SOS Fshatrat e Fėmijėve ėshtė anėtare e Organizatės Ndėrkombėtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner nė vitin 1949.
    Ajo ėshtė prezente nė 136 vende nė botė nė shėrbim tė fėmijėve, familjeve dhe komuniteteve.

    Misioni ynė: Ne krijojmė familje pėr fėmijėt nė nevojė, ne i ndihmojmė ata qė tė ndėrtojnė tė ardhmen e tyre dhe marrim pjesė nė zhvillimin e komuniteteve tė tyre.

    Qėllimi i kėsaj ftese pėr ofertė ėshtė kontraktimi i njė kompanie tė liēensuar nė ofrimin e shėrbimeve hoteleri-turizėm pėr pushimet verore tė Fėmijėve tė SOSFF.
    Periudha e favorshme pėr pushime ėshtė nga data 01 Korrik – 21 Korrik 2022.
    Nr. i pushuesve ėshtė afėrsisht 64 persona, nga tė cilėt 16 persona janė tė rritur dhe 48 fėmijė.
    Pushimet do realizohen tė ndara nė 2 periudha nė harkun kohor 01 Korrik-10 Korrik 2022 dhe 11 Korrik-21 Korrik 2022.

    SOS Fshatrat e Fėmijėve Shqipėri fton tė gjitha kompanitė qė ushtrojnė aktivitetin e tyre nė fushėn e hoteleri-turizmit tė paraqesin interesin e tyre brenda datė 27/05/2022, ora 16:00,
    duke dėrguar ofertėn financiare dhe tė gjitha dokumentacionet plotėsuese me e-mail nė adresėn info@soskd.org.al.

    Pėr informacion mė tė detajuar jeni tė lutur tė aksesoni dokumentin bashkėngjitur kėsaj ftese pėr ofertė.

    Faleminderit!
    dokumenti bashkangjitur dokumenti bashkangjitur


    SOS-Fshatrat e Fėmijėve, Zyra Nacionale,
    Rruga: ”Qemal Stafa”, P.1, Ap.15, Tirane, P.O.1524.

    info@soskd.org.al | www.soskd.org.al