Jam profesioniste në fushën e kontabilitetit dhe financës, me eksperiencë në administrimin e plotë financiar dhe tatimor të subjekteve tregtare, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.
Kam përvojë në mbajtjen e kontabilitetit për kompani të profileve të ndryshme, përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore sipas Standardeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit, si dhe në menaxhimin e plotë të payroll-it dhe listë-pagesave.
Puna ime përfshin ndjekjen dhe zbatimin e procedurave tatimore, përgatitjen e deklarimeve dhe raportimeve pranë institucioneve tatimore, si dhe analizimin dhe administrimin e raporteve të kontrollit tatimor, duke siguruar përputhshmëri të plotë ligjore.
Gjithashtu, kam eksperiencë në raportime dhe aplikime pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), përfshirë regjistrimin e subjekteve tregtare, kryerjen e ndryshimeve në regjistrin tregtar, si dhe ndjekjen e procedurave ligjore për pezullim apo likuidim të shoqërive.
Karakterizohem nga saktësia, përgjegjshmëria dhe aftësia për të menaxhuar disa subjekte paralelisht, duke garantuar korrektësi financiare dhe respektim të afateve ligjore.