Agjent Shitjesh B2B (Shërbime Postare, Transport & Logjistikë) – FedEx Albania / Ulysses Enterprises Shpk
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Menaxhim Biznesi

Ulysses Enterprises Shpk, përfaqësues zyrtar i licencës FedEx për Shqipërinë, po zgjeron rrjetin e saj të bashkëpunëtorëve dhe kërkon Agjentë Shitjesh B2B me motivim të lartë për të promovuar dhe zhvilluar shërbimet postare dhe logjistike të FedEx në tregun shqiptar dhe rajonal.
Detyrat:
- Kërkimi aktiv i klientëve të rinj biznes (kompani eksportuese, importuese, tregtare, prodhuese)
- Prezantimi profesional i shërbimeve FedEx
- Negocimi dhe përmbyllja e kontratave me klientët
- Mbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues
- Raportim ditor/javor te menaxheri i shitjeve
Kërkesat:
- Eksperiencë në shitje B2B (avantazh në transport/logjistikë)
- Njohuri të paketës Office
- Njohuri bazë të anglishtes (italishtja është plus)
- Patentë kategoria B
- Aftësi për të punuar i/e pavarur dhe me objektiva
Ofrohet:
- Trajnim profesional FedEx
- Strukturë komisioni konkurruese
- Mbështetje nga menaxhmenti dhe marketingu
- Mundësi rritjeje profesionale në një rrjet ndërkombëtar
Apliko tani: dërgo CV në hr@ulysses.al
Ulysses Enterprises Sh.p.k.
Licensee of Federal Express Corporation
Licensee of TNT
Address: Autostrada Tirane -Durres Km.10
Tel: +355 42253203
Apply WhatsApp